Lipjani së shpejti me dy parqe të reja

18 Tetor, 2018 - 11:20 pm

Komuna e Lipjanit ka njoftuar se ka filluar rregullimi i hapësirave publike në dy lokacione të ndryshme të kësaj komune.

Në këto dy hapësira së shpejti do të ndërtohen parqe të cilat sipas kryetarit të kësaj komune Imri Ahmeti do t`i japin pamje më të bukur qytetit.

Lokacionet në të cilat janë duke u ndërtuar këto parqe janë në rrugën “Avdi Kelmendi” që njihet ndryshe si Parku të Lapidari i Luftës së Dytë Botërore, si dhe në rrugën “ Haredin Bajrami” afër rrethrrotullimit për Magure.

Të ngjajshme