Llesi, qenushja plot aventura që mahniti fëmijët e botës

18 Shkurt, 2020 - 6:22 pm

Shumë gjenerata në Kosovë e kujtojnë Llesin (Lassie) – qenushin e famshëm me të cilin jemi rritur plot prej nesh me anë të ekranit televiziv.

Në fakt, Llesi ishte një qenushe – karakter fiktiv, krijuar nga Eric Knight në vitin 1940, ndërsa seriali i njohur televiziv që e pamë të gjithë u dha prej vitit 1954 deri në vitin 1973, në versionin origjinal.

Sezonat e serialit e përcjellin Llesin dhe aventurat e tij, bashkë me pjesën tjetër të familjes.

Llesi është xhiruar në 591 episoda, në 19 sezona, ndërsa secili episod ka zgjatur 26 minuta.

Llesi është luajtur nga qenusha të ndryshëm të racës Rough Collie – qenushe që vijnë nga Skocia dhe nga Uellsi.

Zakonisht Llesi do të dilte në ndihmë të njerëzve në secilin episod, për ta shpëtuar sidomos jetën e pronarit të tij. Për më tepër, Llesi konsiderohet si një prej qenusheve më të bukura ndonjëherë. Llesi në kulturën popullore ka ndihmuar shumë edhe në kuptimin e marrëdhënieve mes qenusheve dhe pronarëve të tyre, sidomos në Amerikën e viteve 50-të kur kafshët nuk çmoheshin aq shumë.

Më vonë Llesi është kthyer edhe në film të animuar, shkruan KultPlus.

Llesi përkujdesej për familjen, dhe sado që qenushi në jetën e përditshme ishte mashkull në film zakonisht Llesi paraqitej si femër – grua. Të gjitha qenushet Llesi janë pasardhës të Llesit origjinal që vdiq në vitin 1958.

Në Amerikë, në kohën kur Llesi shfaqej, konsideroj si ‘nëna perfekte’ në ideologjinë e asaj kohe.

Emri i Llesit të parë ishte Pal. / KultPlus.com

Të ngjajshme