Media neozelandeze: Shqipëria e gatshme për një kapitull të ri

1 Korrik, 2018 - 2:00 pm

“Marrim tatëpjetën, larg ujit, lëmë pas tavolinat e kafeneve në trotuaret përgjatë bulevardit ”Epidam”. Pastaj marrim kthesën nga e majta drejt rrugës së Kalasë dhe një ditë e nxehtë e Shqipërisë së shekullit XXI shkrihet e tëra duke i lënë vendin shekullit II dhe Perandorisë Romake në gjithë pompozitetin e saj”, shkruan “Stuff” agjencia informative në internet më e madhe dhe popullore në Zelandë të Re.

I rrethuar nga shtëpi në stilin modern, të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të oshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë.

Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës.

“Nuk e prisje, apo jo?, – buzëqesh ajo.

“Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar.” Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës.

Trafiku bllokon rrugët e ngushta të qytetit. Turistët mbushin hotelet shumëkatëshe që rrethojnë zonat e plazhit drejt juglindjes, që janë ngritur me bumin e vrullshëm të ndërtimit, kur vendi u çlirua nga kontrolli i komunizmit, në 1992.

Por, Amfiteatri i Durrësit tregon një histori me shumë kapituj. Jo vetëm periudhën romake (ai u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Trajan), por edhe epokën bizantine të mëvonshme (mozaikët e shekullit VI, nga koha kur teatri përdorej si një kishë, dy dhoma të zbukuruara në katin e parë dhe periudha otomane që pasoi në shekullin XV (arena u mbulua në shekullin XVI nga shtëpitë që mbinë masivisht).

Dhe kjo është vetëm një pjesë nga përralla e një qyteti që u themelua si Epidam prej kolonizatorëve grekë në vitin 627 para Krishtit – ndonëse periudha e largët rikujtohet në statujat dhe copëzat e poçerisë që gjenden të ekspozuara në muzeun e shkëlqyer që ndodhet aty pranë.

Po kaq domethënës ishte qyteti edhe në pushtimin e Romës, i njohur si Dyrrahu, kur edhe filloi rruga ”Egnatia”, që vazhdoi 70 milje (161 kilometra) në lindje drejt Stambollit të sotëm. Çuditërisht, njëra nga portat e vjetra që të çon drejt kësaj rruge të rëndësishme mespërmes Ballkanit ende ekziston, si pjesë e hyrjes së vinotekës ”Portiku”, në rrugën ”Skënderbej”.

Ka kaq shumë detaje për t’u fiksuar, por ne do përpiqemi më vonë në mbrëmje, gjatë darkës në restorant ”Tirona”, larg vinçave dhe portit, në një zone të resortit të Durrësit.

Jemi 13 veta, nga fillimi i të 40-ave deri mbi 70 dhe kemi pak histori udhëtarësh për t’i treguar njëri-tjetrit teksa shijojmë gotat me verë. Nga udhëtime në shtete më pak interesante si Uzbekistani dhe Taxhikistani, në kohë më të qeta, deri në vende të trazuara si Afganistani, Siria dhe Libia. Por, megjithë vulat tona në pasaporta dhe dëshirën e madhe për të udhëtuar, asnjëri prej nesh nuk e kishte pasur një ekperiencë të mëparshme në Shqipëri, një vend të cilin e kuptuam shumë shpejt se ka një të kaluar të komplikuar dhe të lavdishme.

Do të qendrojmë 48 orë në “Trojet e Ilirisë”, një udhëtim nëntëditor, të shoqëruar nga “Steppes Travel” që në të vërtetë shkon përtej emrit që mbart duke prekur historinë e shumë shqiptarëve gjatë 28 shekujve të fundit të Shqipërisë, përfshirë kryesisht, edhe periudhën komuniste.

Por, fokusi kryesor janë fiset ilire që lulëzuan gjatë këtij udhëkryqi europian midis shekullit V dhe vitit 168 para Krishtit, kur u pushtuan nga Roma.

Ne jemi shumë të interesuar rreth historisë. Pavarësisht miljeve të shumta, pak prej nesh e njohin historinë e fermerëve dhe luftëtarëve që kanë ekzistuar, së bashku me grekët e lashtë, por që janë lënë pas dore në tekstet shkollore.

Në zonat arkeologjike, në kafenetë e vogla, çdo mbrëmje ajo zbulon nga një element të së djeshmes, për të cilat, në fillim të çdo udhëtimi, shumë prej nesh nuk është i vetëdijshëm.

Fatmirësisht, ne kemi Carolyn, një eksperte e historisë antike, e cila ka punuar në Muzeun Britanik dhe ka drejtuar disa grupe në vende të ndryshme si Irani dhe Arabia Saudite dhe është tërhequr nga një ndjenjë e madhe për Shqipërinë, dhe ka vendosur të blejë disa prona pranë qytetit të Durrësit.

Ajo i testoi njohuritë e saj në Lezhë, një qytet në lumin Drin, 45 milje (72 kilometra) në veri të Durrësit, ku i vinte rrotull një muri të vjetër që përbëhej nga mbetjet e “Lissos” (Lezha) një kala ilire e themeluar në vitin 385 para Krishtit.

“Një nga problemet me ilirët”, zbulon ajo, ”është se ata nuk kishin kulturë të shkruari”.

Nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta nga historia e fiseve ilire. Ajo që dihet është shkruar nga grekët dhe romakët.

“Megjithatë, rrënojat flasin me zë të lartë duke mbështetur pikëpamjet e saj – prerjet diagonale të gurit, të projektuara për t’i ndihmuar ata që të përballonin tërmetet, një dëshmi e zgjuarsi ilire; ekzistenca e gjurmëve të duarve romake në një sauna. Gjithashtu, gjenden edhe prova të tjera.

Dikur, një tempull ilir dhe më vonë katedralja e “Shën Nikollës”, tani është një mauzole kushtuar Gjergj Kastriotit, një figurë e fuqishme ushtarake, i njohur ndryshe si “Skënderbeu”, i cili arriti të ndalte përparimin osman në Ballkan në shekullin XV.

Ne admirojmë 25 mburojat metalike të mbështetura në tulla, secila prej tyre përfaqëson fitoret e betejave që i atribuohen këtij ushtaraku midis viteve 1444 dhe 1468.

“Shqipëria është një sagë me shumë shtresa”, shpjegon Carolyn. “Dhe, kjo përben gjithë gëzimin e historisë së saj”.

Ajo u ndihmua nga Dorian Disha, me banim në Tiranë, për të kuptuar më tepër rreth historisë së kombit.

Dhe ndërsa, drejtohemi drejt jugut, ai ngre temën e zymtë të bunkerëve, – një trashëgimi paranojake e viteve komuniste, sidomos të viteve ’ 70, kur diktatori Enver Hoxha ishte i bindur se Shqipëria ishte nën kërcënimin e pushtimit të të huajve .

Doriani gjen gëzim në hijet e betonit, aty pranë ku lopët përtypin barin, madje edhe në kryeqytet.

“Në vitin 1992, kur barrierat mbi lëvizjen u hoqën, të gjithë dëshironim të shkonim në qytet. Tani, të gjithë nuk e durojmë dot. Të gjithë duan të kthehen në fshat”, thotë ai duke qeshur.

Marrim tatëpjetën, larg ujit, lëmë pas tavolinat e kafeneve në trotuaret përgjatë bulevardit ”Epidam”. Pastaj marrim kthesën nga e majta drejt rrugës së Kalasë dhe një ditë e nxehtë e Shqipërisë së shekullit XXI shkrihet e tëra duke i lënë venin shekullit II dhe Perandorisë Romake në gjithë pomozitetin e saj.

I rrethuar nga shtëpi në stilin modern të ndërtuara aty-këtu, por i dukshëm në madhështinë e tij, Amfiteatri i Durrësit, ende mund të oshëtijë edhe pa bërë ndonjë kapërcim të madh imagjinate, nga ndeshjet me shpata të gladiatorëve dhe vendet lart në shkallaren mbi arenë.

Carolyn Perry qesh vesh më vesh si nëna e një fituesi në garën e shkollës.

“Nuk e prisje, apo jo?, – buzëqesh ajo.

“Jo, nuk e prisja. Asnjë nga ne nuk e kishte parashikuar.” Në vizitën e parë, Durrësi është saktësisht ajo çka pret nga qyteti i dytë më i madh në Shqipëri. Anijet me mallra kanë mbushur portin, që zhurmon e zhurmon përballë zemrës së qytetit, tragetet që presin në radhë të përshkruajnë Adriatikun drejt Barit dhe Ankonës.

Trafiku bllokon rrugët e ngushta të qytetit. Turistët mbushin hotelet shumëkatëshe që rrethojnë zonat e plazhit drejt juglindjes, që janë ngritur me bumin e vrullshëm të ndërtimit, kur vendi u çlirua nga kontrolli i komunizmit, në 1992.

Por, Amfiteatri i Durrësit tregon një histori me shumë kapituj. Jo vetëm periudhën romake (ai u ndërtua gjatë sundimit të perandorit Trajan), por edhe epokën bizantine të mëvonshmë (mozaikët e shekullit VI, nga koha kur teatri përdorej si një kishë, dy dhoma të zbukuruara në katin e parë dhe periudha otomane që pasoi në shekullin XV (arena u mbulua në shekullin XVI nga shtëpitë që mbinë masivisht)./ ata

Të ngjajshme