Merret vendimi për pezullim të aktiviteteve të gurëthyesit në afërsi të lokalitetit arkeologjik Maja e Zezë në Obiliq

4 Dhjetor, 2021 - 2:30 pm

Sipas kërkesës së banorëve të fshatrave Sibofc, Graboc, Shipitullë dhe Palaj që u adresua dhe inicua më pas nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor, Infrastrukturës dhe Ministrinë e Ekonomisë, Komuna e Obiliqit ka marrë vendim për tërheqje të pëlqimit mjedisor të operatorit “SB CONSTRUCTION SH.P.K” për hulumtimin dhe shfrytëzimin e gurit në fshatin Graboc.

“Maja e Zezë” është zonë e listuar në kategorinë e trashëgimisë arkeologjike, pikë stragjike dhe turistike dhe pas angazhimit të banorëve, Komisionit Parlamentar për Mjedis, Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Mjedisit kjo zonë do të mbrohet.

Gjithashtu Departamenti i Mbrojtjes së Mjedisit dhe Ujërave në Ministrinë e Mjedisit ka filluar procedurën për tërheqje të pëlqimit mjedisor që i ka dhënë në vitin 2018 kompanisë SB CONSTRUCTION./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme