Dalin fotografitë e ushtarëve të Hitlerit duke u veshur si gra

7 Dhjetor, 2018 - 10:12 am

Martin Dammann, fotograf, në projektin e tij të ri do të sjellë atë që ai e quan ‘turpi i Hitlerit’.

Ushtarë gjermanë shihen të veshur me rroba të grave. Ai thotë se i ka zbuluar fotografitë të cilat, nëse nuk do të ekzistonin, do ta bënin të pamundur të besonim se ushtarët e Hitlerit pëlqenin të visheshin e silleshin si gratë.

Janë rreth 270 fotografi nga ‘Wehrmacht’.

“Si duket të gjithë këta burra janë të izoluar në një kënaqësi të papenguar nga askush. Dëshirat e tyre nuk po shtypen nga askush dhe në fotografi ata shihen të lumtur” tregon fotografi dhe sociologu Dammann.

Ai thotë se në disa raste në fotografi duket sikur ushtarët kanë luajtur edhe teatër.
Fotografitë megjithatë janë bardh e zi dhe të bukura në esencën e tyre, duke treguar burrë që lirshëm shprehin trupin e tyre, seksualitetin e tyre dhe janë të sigurt brenda tij, shkruan KultPlus.

Hitleri në anën tjetër nuk ishte i mëshirshëm me homoseksualët në mes të viteve 1933-1945. Rreth 100 mijë homoseksualë janë arrestuar gjatë kësaj kohe dhe shumica kanë përfunduar të vdekur në kampe të përqëndrimit.
Ndryshe ishte sjellja me lezbiket në kohën e Holokaustit. Ato nuk ndiqeshin shumë sepse dihej se në fund do të mund të bënin fëmijë në një formë a tjetrën, në raport me gjininë tjetër. Lezbiket konsideroheshin se mund të “shëroheshin” dhe kishte një trajtim mjekësor për to. / KultPlus.com

Të ngjajshme