Ministri Gashi: Institucionet e kulturës dhe trashëgimisë do të kenë nënkodet e veçanta buxhetore

28 Dhjetor, 2018 - 6:54 pm

Ministri Gashi: Institucionet e kulturës dhe trashëgimisë do të kenë nënkodet e veçanta buxhetore

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, mbajti konferencën e fundvitit ku prezantoi të arriturat e 2018-tës.

Ministri, me theks foli për faktin se për herë të parë pas 18 vitesh, institucionet e kulturës dhe trashëgimisë do të kenë nënkodet e veçanta buxhetore.

“Ky vit është karakterizuar edhe me sfida, me theks të veçantë në funksionimin e institucioneve vartëse të Ministrisë së Kulturës dhe siç e dini sipas rekomandimeve të raportit të auditorit të përgjithshëm ne jemi të detyruar dhe kemi vepruar në mënyrë të shpejtë duke i mbyllur të gjitha xhirollogaritë në bankat komerciale me të cilat janë financuar institucionet e trashëgimisë kulturore dhe ato të kulturës”, është shprehur Gashi.

Sipas tij kjo ka bërë që për herë të parë pas 18-të viteve të gjitha institucionet e trashëgimisë kulturore dhe ato të kulturës të jenë me nënkode buxhetore.

“Në buxhetin e vitit 2019 të gjitha këto institucione do t’i kenë kodet e veçanta buxhetore dhe mjetet financiare do i shfrytëzojnë nga kodet të cilat Ministria e Kulturës i ka krijuar në kuadër të buxhetit të saj”, theksoi ai./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme