Ministrja Besa Shahini në Bujanoc: Diskutohet për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi

6 Maj, 2019 - 6:40 pm

Ministrja e Arsimit, Rinisë dhe Sportit të Shqipërisë Besa Shahini ka zhvilluar takim në Bujanoc me ministrin e Arsimit, Shkencë dhe Zhvillimit të Teknologjisë së Serbisë Mladen Sarcevic me të cilën folën për avancimin e arsimit shqip.

“Me kërkesë të Z. Ragmi Mustafa, Kryetar i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, sot takova në #Bujanoc homologun serb Z. Mladen Šarčević, me të cilin diskutuam problematikën e mungesës së librave shkollorë në gjuhën shqipe në Serbi. Ofruam libra shkollorë të sistemit parauniversitar në Shqipëri, të ndryshuara sipas kurrikulës së re, libra të tjerë për bibliotekat shkollore, si dhe ekspertizë kurrikulare – ofertë e cila u pranua në parim. Tani duhet të detajojmë realizimin teknik të planit për arsim cilësor në gjuhën shqipe për shqiptarët në Serbi”, ka shkruar ajo në faqen e saj zyrtare në Facebook./ KultPlus.com

Të ngjajshme