Mirditë, rreth 400 shtigje turistike të shenjuara

13 Shkurt, 2019 - 1:00 pm

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti së bashku me kryetarin e bashkisë së Mirditēs, Ndrec Dedaj zhvilloi një dëgjesë publike me banorët e fshatit Katund i Vjetër duke folur për programin “100 Fshatrat” dhe mundësitë e zhvillimit përmes programit.

Ky program theksoi ministrja synon rilindjen rurale dhe kthimin tek njerëzit. Rezultatet e para kanë filluar me programet e mbështetjes nga AZHBR. Zona e Mirditës ka pritur 65 mijë vizitorë në sezonin turistik 2018, ndërsa kanë filluar të zhvillohen bujtinat e para.

Margariti theksoi rëndësinë e ideve dhe sugjerimeve nga banorët e Katundit të Vjetër, ku një nga itineraret e prekshme mbetet hapja e shtigjeve që lidhin fshatin me Velën, ndërsa theksoi se përmes programit IPARD II dhe Skemës së Mbështetjes Kombëtare, synojmë mbështetjen e fermerëve dhe sipërmarrësve, që duan të investojnë në sektorin rural.

Në zonën e Mirditës janë shenjuar rreth 400 shtigje turistike si rrallëkund në Shqipëri. /A.T.SH./ KultPlus.com

Të ngjajshme