Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë ndërpret punën për shkak të ndaljes së rrymës

26 Janar, 2022 - 1:11 pm

Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë është mbyllur për shkak të ndërprerjes së vazhdueshme të rrymës, përcjell KultPlus.

Përmes një postimi në Facebook është njoftuar se muzeu do të jetë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme për funksionimin adekuat.

“Duke marrë parasysh ndërprerjet e vazhdueshme të rrymës, Muzeu i Artit Amerikan në Prishtinë do të qëndrojë i mbyllur deri në marrjen e masave të nevojshme për funksionimin adekuat të muzeut. Inkurajojmë të gjithë të interesuarit që të vizitojnë Muzeun e Artit Amerikan në Prishtinë, të ndjekin platformat tona të mediave sociale për çdo përditësim në lidhje me hapjen e muzeut.” – thuhet në njoftim./ KultPlus.com

Të ngjajshme