займ на карту онлайн потребительский кредит

Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova” devijon misionin, nëpërmjet faqes zyrtare bën sondazhe politike

9 Korrik, 2018 - 9:40 pm

Sondazhe të ndryshme politike, por që në thelb kanë zgjedhjet e brendshme të LDK-së, janë pjesë e faqes zyrtare të “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, institucion ky shtetëror që është në varësi të Muzeut të Kosovës, shkruan KultPlus.

Në këtë faqe zyrtare të këtij institucioni kulturor, që dikur ishte vatra e vendimeve më të mëdha të Kosovës, pasi që në këtë objekt/institucion kishte vepruar Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës, nuk mund të gjeshë shumë informacione mbi Muzeun, apo për gjësendet që janë brenda këtij institucioni, apo edhe orarit të vizitave, pasi që dihet që tashmë është periudha e diasporës dhe do të mund të ftonin vizitorë, në këtë faqe, postimi i fundit që është bërë është një sondazh se nëse duhet të kthehet në krye të LDK-së, Fatmir Sejdiu, apo edhe një sondazh tjetër i ngjashëm, se nëse do të ishte më i përshtatshëm të marr timonin e LDK-së Vjosa Osmani apo Lutfi Haziri.

Faqja e këtij institucioni kulturor, që emblemë ka Ibrahim Rugovën më shumë i ngjanë një portali jo serioz se sa të një institucioni të rëndësishëm, ashtu sikur edhe e mbanë emrin ky institucion, duke përfshirë edhe shumë lajme të tjera që nuk i shërbejnë funksionit të Muzeut.

Përshkrimin i vetëm në këtë faqe shkruan se ky objekt dikur objekti i selisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës që tash mban mbishkrimin Muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, sikurse është adresa e faqes së këtij institucioni, por nëse klikohet mbi të, edhe ajo faqe është jashtë funksionit http://muzeu.rks-gov.net/planifikoni-viziten-tuaj/shtepia-e-pavaresise/

Të ngjajshme