Në Udinë të Italisë do të festohet 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë

15 Nëntor, 2017 - 12:30 pm

Në Udinë më 25 nëntor do të festohet 105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje do të organizohet në Sallën Madrassi në Via Gemona 60, shkruan KultPlus.

Shënimi i kësaj date historikë vjen nën organizimin e Shoqatës Italo-Shqiptare INSIEME së bashku me Dialogun Kreativ, ndërsa në të do të marrin pjesë shkrimtarja: Anilda Ibrahimi, gazetari Antonio Caiazza kurse koncerti festiv do të prezantohet nga interpretimi i Scutari Orcestra.

Ngjarja do të hapet duke filluar nga ora 17:45 me një debat ku do të bisedohet për Shqipërinë bashkëkohore duke e lidhur me pjesë të historisë së saj. Këtu do të jenë pjesë dy shkrimtarët të jashtëzakonshëm, shkrimtarja Anilda Ibrahimi me prejardhje nga Valona e cila ka imigruar në Itali në vitin 1997, dhe gazetari Antonio Caiazza. Me këtë rast shkrimtarja Ibrahimi do të paraqes librin e saj të fundit “Emri yt, premton”.

Më pas kjo mbrëmje do të vazhdoj me koncertin v nga i Scutari Orcestra i cili do të drejtohet nga Bardh Jakova, në përbërje të rreth njëzet muzikantëve të tjerë. Kurse në kuadër të këtij organizimi do ta paraqitet edhe një ekspozitë./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme