“Old Timer Fest” sjell në Prizren e Korçë edicionin e 16’të të ekspozitës së veturave klasike

13 Korrik, 2021 - 3:20 pm

Për të gjithë të apasionuarit e makinave të vjetra, “Old Timer Fest” sjell në qytetin e Prizrenit dhe të Korçës, 30 mjete historike të koleksionit shqiptar RETRO.

Edicioni i 16’të i “Old Timer Fest” do të zhvillohet në datat 17-18 korrik në Prizren dhe në 19-20 korrik në qytetin e Korçës, shkruan KultPlus.

Pritja dhe akomodimi i pjesëmarrësve të veturave klasike do të bëhet me datë 16 korrik në Prizren. Me datë 17 korrik, veturat do të defilojnë nëpër rrugët e Rahovecit dhe të Suharekës. Kurse më 18 korrik, ekspozita e veturave klasike do të jetë në sheshin Shadërvan në Prizren dhe pastaj do të vizitohen monumentet kulturore-historike të këtij qyteti.

Më 19 korrik, veturat klasike do të nisen për në Korçë, ku do të bëhet ekspozimi i tyre në rrugën e pazarit. Në ditën e fundit të “Old Timer Fest” veturat do të shfaqen në qendër të Korçës, në Pedonalen dhe në Bulevardin Shën Gjergji për të përfunduar këtë ekspozitë 4 ditëshe të veturave klasike./KultPlus.com

Të ngjajshme