займ на карту онлайн потребительский кредит

Organizohet punëtori një ditore, synohet ndërtimi i një zëri të përbashkët të rinisë në Kosovë

Tetor 11, 2018 - 5:39 pm

Kongresi Kombëtar i të Rinjve Kosovë, organizon punëtorinë 1 ditore e cila ka për qëllim ofrimin e alternativave për zgjidhjen e problemeve të të rinjve në (pa)punësim.

Gjatë kësaj punëtorie do të zhvillohen aktivitete të cilat do të rezultojnë në propozime konkrete lidhur me punësimin e të rinjve në Kosovë. Këto propozime do të kontribuojnë në krijimin e një plani të veprimit për përfaqësimin e zërit të rinisë në aspektet politike, kulturore dhe sociale.

Pjesëmarrja në këtë punëtori është e hapur për të gjithë të interesuarit.

Punëtoria do të realizohet me 13 tetor 2018, në Hotelin Çarshia e Jupave, Gjakovë, duke filluar nga ora 11:00 deri në ora 16:30.

Shpenzimet e transportit do të mbulohen për pjesëmarrësit që posedojnë kuponë fiskal, dhe që përdorin autobusin si mjet transporti.

“Shpresojmë që këtë të shtunë të na bashkohen sa më shumë pjesëmarrës dhe bashkërisht të krijojmë një plan të veprimit dhe të qartësojmë vizionin tonë në lidhje me (pa) punësimin në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, dhe/ose për informata shtesë, ju lutem na kontaktoni në: kongresirinor.kosova@gmail.com ose kontaktoni Avdyl Gashi – 049678418

Kongresi Kombëtar i të Rinjve Kosovë është iniciativë e cila synon ndërtimin e një zëri të përbashkët të rinisë në Kosovë.

E ardhmja ka një zë. Jepi fuqi zërit tënd! . /KultPlus.com

Të ngjajshme