Pajisja HELLO nga Solaborate, në KosICT 2017

24 Tetor, 2017 - 4:16 pm

HELLO Solaborate do të jetë e pranishme në edicionin e gjashtë të konferencës KosICT e cila do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga data 27-28 Tetor.

Pjesëmarrës të konferencës do të kenë mundësinë të shohin një demonstrim të drejtpërdrejtë të pajisjes dhe mundësive të shumta të cilat i ofron.

Solaborate është një kompani e zhvillimit të softuerit dhe teknologjisë inovative, e dizajnuar për ti bërë njerëzit më produktiv, duke ofruar mjetet dhe shërbimet më të mira të video komunikimit.
Themeluar në 2011-tën me seli në Los Angeles të Kalifornisë, Solaborate ofron dy produkte kryesore: Solaborate Messenger dhe HELLO.

Solaborate Messenger është një platformë multifunksionale komunikimi e përqendruar në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit mes njerëzve duke u mundësuar atyre kontakt të vazhdueshëm.

Pajisja për komunikim përmes videos, HELLO, punon si pjesë e platformës së komunikimit Solaborate, e cila është e krijuar për individë dhe ekipe që punojnë në distancë dhe presin cilësi të lartë, lehtësi përdorimi dhe eksperienca të bashkëpunimit të pasura me funksione të ndryshme.

HELLO fokusohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet njerëzve duke i lejuar ata të qëndrojnë në kontakt në çdo kohë, kudo që ndodhen.

Kjo pajisje e zgjuar dhe e avancuar për shtëpinë dhe zyrën tuaj, lidhet lehtësisht me çdo televizion dhe ofron një zgjidhje gjithëpërfshirëse për ju dhe ekipin tuaj për të bashkëpunuar dhe për të ndarë mendimet dhe idetë tuaja nëpërmjet video konferencave.

HELLO Solaborate merr pjesë në KosICT, e cila është konferenca rajonale për Teknologjinë e Informacionit dhe të Komunikimit, e cila këtë vit mbahet për herë të gjashtë me radhë, dhe synon te sjellë temën globale të Teknologjisë së Informacionit në rajonin e Ballkanit.

Gjatë pesë viteve të kaluara, 70 folës nga Google, LinkedIN, Apple, Entrepreneur Magazine, Deutsche Telekom, e të tjerë, si dhe mbi 2,000 pjesëmarrës nga e gjithë bota kanë marrë pjesë në këtë event. KosICT këtë vit, mes të tjerash, do të mbulojë tema si IoT, AR/VR, Blockchain, SaaS, dhe FinTech. / KultPlus.com

Të ngjajshme