Pesë punime në garë për shtatoren më të mirë të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Lezhë, ftoheni të vlerësoni

1 Tetor, 2018 - 6:10 pm

Qendrës së qytetit të Lezhës do t’i shtohet edhe busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Në garën për bustin më të mirë kanë konkurruar 25 punime nga artistë të ndryshëm, por komisioni përzgjedhës i bucetit të Heroit Kombëtar, kualifikoi për vazhdimin e garës pesë punime.

Tashmë gara është më e fortë dhe deri më datë 2 mars 2019 duhet zgjedhur busti më i mirë.

Komisioni ka vendosur që fituesi nga punimet e kualifikuara për në fazën tjetër të shpallet pas dy javësh.

Kjo periudhë është ftesë ndaj kritikëve të arteve figurative dhe artistëve të fushës që nuk janë pjesë e konkurrimit, të japin mendime, sugjerime dhe vlerësime në mënyrë që punimi fitues të jetë më dinjitozi.

Më 2 Mars 2019, në sheshin kryesor të Lezhës do të vendoset busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, për të cilin Bashkia ka zhvilluar konkursin për përzgjedhjen e modelit më të mirë.

Më posh po ju sjellim fotografitë e punimeve kualifikuese ku njëri nga ta do të vendoset në sheshin kryesor të Lezhës. / KultPlus.com

Të ngjajshme