Presidenti i universitetit prestigjioz në Gjermani, vlerësime të larta për ministren Shahini

24 Janar, 2019 - 3:00 pm

Presidenti i Herties School në Gjermani ka vlerësuar ministren e Arsimit, Besa Shahini, ish studenten e tij të masterit.

Ministrja Shahini ka publikuar në faqet e saj në mediet sociale një shkrim në twitter të presidentit të Herties School në Gjermani (një ndër universitetet më të mira në botë në fushën e politikave publike).

Henrik Enderlein ka shkruar se ndihet tepër i mrekulluar nga fakti se Besa Shahini, ish studente e masterit të vitit 2008 në këtë universitet, është emëruar Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Shqipëri.

“I gjithë komuniteti i ‘Hertie School of Governance’ është krenar për Besa Shahinin. Një model për të gjithë studentët dhe alumnit e kësaj shkolle.”, ka vijuar presidenti i universitetit gjerman. /KultPlus.com

Të ngjajshme