Puka, parajsa e fshehtë e veriut

25 Shtator, 2018 - 10:10 am

E kthyer tashmë në një destinacion turistik, Puka parajsa e fshehtë e veriut e gjitha për t’u zbuluar, ofron për vizitorët një peizazh të harmonishëm alpin.

Pas një ecjeje në Malin e Munellës apo eksplorimit të siteve historike në Qelëz, Iballë dhe Koman, mbrëmja kalohet bukur në qytezën alpine, tashmë me hapësira publike dhe parkun e liqenit të vogël tërësisht të rinovuar.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka zbatuar projektin per rikualifikimin urban të Pukës për llogari të qeverisë shqiptare.Puka gjithnjë e më shumë po merr një fizionomi tjetër, duke u bërë më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët, për shfrytëzimin e potencialeve të turizmit apo agroturizmit.

Një nga pikat më atraktive të Pukës është edhe parku i gjelbër i qytetit, i cili është harmonizuar natyrshëm me liqenin e rivitalizuar.

Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë Veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm./ata

Të ngjajshme