Rama i dorëzon Kovaçevskit ikonën e vjedhur nga kishat maqedonase

14 Nëntor, 2022 - 3:45 pm

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve mes qeverive të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, kryeministri Edi Rama i dorëzoi sot homologut Dimitar Kovaçevski një ikonë të vjedhur para disa vitesh në kishat e këtij shteti.

Gjatë dorëzimit të ikonës, Kovaçevski tha se “ky është me të vërtetë një gjest i madh që bën Ministria e Kulturës së Shqipërisë dhe ajo e Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë institucionet që punuan për kthimin e saj”.

“Ky është vit i madh për qytetarët tanë se në fillim të vitit morëm mirënjohje, kisha ortodokse maqedonase u pranua në shërbimin me të gjitha kishat ortodokse.Pastaj filluan negociatat me Bashkimin Evropian, më pas vijoi me nënshkrimin e marrëveshjes Frontex ku gjuha maqedonase ishte bashkë me ato të BE-së. Kjo marrëveshje është miratuar nga 27 vendet anëtare të BE-së”, tha Kovaçevski.

Kjo është e 21-ta ikonë që i takon manastirëve tanë, trashëgimisë kulturore të Maqedonisë së Veriut. Falënderoj kryeministrin Edi Rama”, tha Kovaçevski.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nënshkruan sot pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive marrëveshjen e bashkëpunimit për rikthimin e ikonave të trafikuara në vendin e tyre të origjinës. / atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme