Renovimi i Akropolit shkakton polemika

6 Qershor, 2021 - 1:28 pm

Projekti për rinovimin e Akropolit, ”shkëmbin” e njohur të Athinës, klasifikuar si trashëgimi botërore nga UNESCO, ka hasur shumë kritika, ndërkohë që qeveria greke është akuzuar për shkatërrim të një trashëgimie të paçmuar.

Objekti kryesor i këtij nervozizmi, një parasarelë e re prej betoni zbuluar në dhjetor, në kuadër të një rinovimi më të gjerë prezantuar, si i nevojshëm për të pritur miliona vizitorë çdo vit, mes të cilëve persona me vështirësi në lëvizje.

Arkitekti i njohur, Tasos Tanoulas, një ish-anëtar i ekipit të restaurimit të Akropolit, e quajti devijimin e ri “të papajtueshëm” dhe “mbytës” për monumentin e shekullit të V para Krishtit, ndërsa shefi kryesor i opozitës shef Alexis Tsipras foli për “keqtrajtimin” e shkaktuar ndaj kësaj qendre arkeologjike të Greqisë.

Kundërshtarët e punimeve, të përfunduara pak më shumë se një vit më parë, besojnë se ato janë kryer pa kujdesin e duhur për të ruajtur monumentin emblematik.

Qeveria përgjigjet se janë marrë të gjitha masat paraprake dhe se këto kritika nxiten nga opozita.

Më shumë se 3,5 milionë njerëz vizituan Akropolin në 2019, përpara pandemisë.

Ministria e Kulturës njoftoi këtë javë dispozitat e reja mbi Akropolin për vizitorët me aftësi të kufizuara, rezultat i takimeve me shoqatat kryesore të personave me aftësi të kufizuara./atsh/ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme