Restaurohet Muzeu Kombëtar, ambasadorja e BE: Po punojmë edhe në 11 bashki të tjera

2 Shkurt, 2023 - 10:00 pm

Fasada e Muzeut Historik Kombëtar dhe ndërtesa e institutit të ish-të përndjekurve politikë do të restaurohen falë programit “Eu4culture”.

Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christian Hohmann së bashku me ministrene kulturës Elva Margariti vizituan këtë të enjte punimet për rehabilitimin e këtyre dy godinave të rëndësishme të trashëgimisë kulturore.

Përmes një postimi në twitter ambasadorja Hohamann tha se ky projekt do të vazhdojë në 11 bashki të vendit.

“Nëpërmjet programit EU4Culture, ne po restaurojmë objektet kulturore të dëmtuara në 11 bashki dhe po mbështesim zhvillimin ekonomik lokal, duke promovuar objekte të trashëgimisë kulturore me një potencial të lartë për turizmin dhe ekonominë më të gjerë të vendit”, theksoi ajo.

Ndërhyrja ne Muze po zhvillohet në dy faza, restaurimi i mozaikut dhe çatisë dhe zhvillimi i një projektit-dizajni të ri për të gjithë Muzeun.

Ndërsa në godinën e ish-të përndjekurve që u dëmtua nga tërmeti i 2019-tës po kryen punime tërësore për restaurimin dhe përmirësimin e infrastrukturës së saj./euronews/ KultPlus.com

Të ngjajshme