Rikthehet ‘Festivali i Rrënjëve të Vjetra’ në San Paolo Albanese

4 Shtator, 2021 - 8:58 pm

Në komunën arbëreshe San Paolo Albanese do të organizohet festivali tri ditor “Rrënjët e vjetra”. Ky event do të zhvillohet në datat 24, 25 dhe 26 shtator 2021.

Ky është i tretë vit radhazi që mbahet një festival i tillë, ku ndër të tjera të rinjve u ofrohen në tri ditë kurse për mësimin e zejeve tradicionale dhe për përdorimin e instrumente tradicionale muzikore, transmeton KultPlus.

Gjithashtu është parashikuar që për pjesëmarrësit të ofrohen edhe vizita me shoqërues në Muzeun e Kulturës Arbëreshe.

Në edicionin e parë dhe të dytë të këtij festivali, u vlerësua komunikimi që ky festival realizoi mes brezave, të cilët u lidhën nga interesat e përbashkëta mbi muzikën, teknikat e ndërtimit dhe përdorimin e instrumenteve të traditës popullore, ku patën rastin të diskutojnë dhe shkëmbejnë përvojat personale. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme