Shpend Ahmeti: Xhamia do të ndërtohet

18 Korrik, 2017 - 2:46 pm

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas reagimeve të shumta rreth ndërtimit të Xhamisë së re në Dragodan ka reaguar edhe ai.

Ahmeti përmes një postimi në llogarinë e tij Facebook, ka shkruar se Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatoj ligjin.

“Xhamia do të ndërtohet, ndërsa detyra e Komunës është që të zbatojë ligjin. Meqenëse është xhamia më e madhe në Kosovë, duhet të kujdesemi edhe për aspektin urbanistik dhe estetik më shumë se për objekte të rëndomta”.

“Si xhamia më e madhe do të jetë pikë referente përtej mandateve tona e sikleteve të pan-it. Xhamia nuk bëhet as për inati të dikujt e as për hatër të askujt”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti më tutje ka bërë thirrje që të mos përfitohet nga këto tema duke e akuzuar atë siç ka thënë ai herë si islamist e herë si islamofob.

“Sabër! Qe një muaj shkoni nëpër ambasada dhe na akuzoni si ‘islamista’. Tash bëheni kinse të mërzitur për Xhaminë e Madhe. Zgjidheni kah po doni me sulmu e shpif se edhe propaganda duhet me pas një konsistencë.”

“Çështja e Xhamisë së Madhe dhe debati nuk është fetar dhe ne nuk frikohemi nga këto tema. Prandaj mos u mundoni të përfitoni nga këto tema sepse sjemi të ndarë në ‘islamista’ e ‘islamofobë’. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme