Të ardhurat nga libri me poezi, për gratë dhe vajzat në nevojë

18 Tetor, 2018 - 6:35 pm

“Qielli im i gërvishtur” është libri i botuar së fundmi nga poeti lezhjan Tonin Nikolli, e që sjell Shqipërinë me sytë e përmallshëm të një emigranti, duke evidentuar problemet më të mëdha sociale.

Promovimi i këtij libri, solli një simbolikë të veçantë, pasi të ardhurat e siguruara nga shitja e kopjeve shkuan si ndihmë financiare për ‘Shtëpinë Rozalba’. Është pikërisht kjo strehëz, në fshatin Gjadër të Lezhës, në të cilën strehohen gra dhe vajza me probleme të theksuara sociale dhe ekonomike.

Mesazhi ishte i qartë: të sfidojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave me solidaritet, dhe të dënojmë çdo sjellje negative ndaj tyre, së bashku, shkruan ata./ KultPlus.com

Të ngjajshme