Vjen edicioni i pestë i manifestimit kulturor “Lidhja nga Bashkon”

5 Qershor, 2018 - 6:30 pm

Më 10 qershor në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (Qendra për kulturë në Tetovë), mbahet edicioni i pestë i manifestimit kulturor “Lidhja na Bashkon”, shkruan KultPlus.

Në kuadër të këtij manifestimi kulturor, që organizohet nga Shoqata për Art dhe Kulture “Tradita”, zhvillohen këto veprimtari: Shënimi i 140 – vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, ndarja e Çmimit Kombëtar “Ali Vishko” për vitin 2018 si dhe në fund do të ketë program artistik.

Hapja solemne do të bëhet më 10 qershor në orën 12:00, në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Tetovës (Qendra për kulturë në Tetovë)./ KultPlus.com

Të ngjajshme