‘Zor me u pasunue e shpejt me u fikë’

1 Prill, 2021 - 11:58 pm

Anekdotë popullore shqiptare

Një herë e pyesin një të pasur:

– Allahile burr, a na kallxon drejt, a hoqe zor deri sa bone shpi e pasuni kaq të madhe?

– Vallahi more burra, masi po m’vetni, për t’drejtë t’zotit due me ju kallxue. Derisa e qita shpinë në t’temel e u ktheve marë e u pasunova, kom hek boll! Sa me e pasë shty ni guri t’madh me gjyks e me e qitë në maje t’bjeshkës.

Masë do kohësh, meshkuj e asaj shtëpie u ndanë, se nuk shkonin mirë njëri me tjetrin, e ky i pasuri u fik.

Shkonin prapë njerëzit me e pa, se i kishte pas ndihmuar shumë të varfëritë, e po e pyesin:

– Allahile a na kallxe drjetë? Sa shumë mall ke pas, qysh u fike kaq shpejtë, e a hoqe zor?

– Po ju kallxoj bre burra. Qysh kam pasë hekë zor me u ba shpi – me qitë me gjoks atë gurin n’maje t’bjeshkës, tash s’pata anevoj hiq me u mundue, se ai guri i madh u rrotulle meniherë vet e ra n’fund të bjeshkës. Qaq shpjet jam fik. / KultPlus.com

Të ngjajshme