Alban Skënderaj krijon “Hapësirën e një ëndrre” së shpejti në Prishtinë

7 Qershor, 2019 - 2:51 pm

Kantautori më i suksesshëm shqiptar në dy dekadat e fundit, Alban Skënderaj, do të mbajë më datë 19 qershor, në sallën “1 Tetori” koncertin më të madh të karrierës së tij në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve, Prishtinë.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Tiranë, me tri netë të shitura në kohë rekord në Pallatin e Kongreseve, Skënderaj ndalon këtë herë në një tjetër stacion shumë të dashur për të, siç është Prishtina.

 I shoqëruar nga Filarmonia e Kosovës, Skënderaj premton të sjellë një mbrëmje fantastike me muzikë të mirë. Janë me dhjetëra hite të tij, që kanë çuar peshë zemrat e publikut sa herë i ka kënduar dhe njësoj do të ndodhë edhe këtë herë.

 Biletat e koncertit kanë dalë tashmë në shitje dhe të gjithë të interesuarit mund t’i gjejnë në pikën e shitjes në sallën “1 Tetori”, Prishtinë, online nga kudo ju jeni ne WWW.PENTAGRAMI.AL si dhe në të gjitha pikat Moneta – Moneygram në Kosovë, Rave Travel (Kosovë) dhe në të gjitha pikat EasyPay në Shqipëri.

Mos e mendoni dy herë, Albani nuk duhet humbur!/KultPlus.com

Të ngjajshme