займ на карту онлайн потребительский кредит

Demi Moore: Kur isha 15 vjeç, mamaja më shiti për 500 dollarë tek një përdhunues

12 Nëntor, 2020 - 11:01 am

Ajo është padyshim një ndër aktoret më të dashura të Hollivudit dhe që ka një karrierë të gjatë artistike.

Mirëpo aktorja Demi Moore përtej të gjithë suksesit, jeta e saj ka pasur momente shumë të errëta.

Vitin e kaluar, ajo botoi një autobiografi të titulluar “Inside Out” thënë ndryshe “Nga Brenda Jashtë”. Aty rrëfente detaje lidhur me përjetimet e aktores përpara se të rritej në karrierë.

Libri flet për periudhën e adoleshencës, karrierën si dhe tre martesat e dështuara me Freddy Moore, Bruce Willis dhe Ashton Kutcher.

Dhe në mes të gjithë këtyre rrëfimeve, është dhe guximi që ajo pati për të folur për përdhunimin që kishte kaluar në moshën 15-vjeçare, ku ajo pretendon se personi që e dhunoi e pagoi të ëmën e saj më vonë.

Mamaja e aktores, Virginia King e merrte Demin nëpër bare dhe lokale nate në mënyrë që ajo të tërhiqte vëmendjen e meshkujve. Ajo u njoh me një burrë rreth të 40, 50 kur ishte në shkollë dhe tha se ai nisi të shfaqej vërdallë shkollës në atë periudhë.

Kur ajo u kthye nga shkolla një ditë ai ndodhej në shtëpi. Ai e përdhunoi, më pas pagoi të ëmën 500 dollarë.

“Çfarë ndjesie të jep të përdoresh nga mamaja për 500 dollarë?”, e pyeti ai pas pak.

Teksa vijon rrëfimin e saj, Demi shprehet: “Për vite me radhë nuk e kam menduar si përdhunim. Pasi e shihja si diçka që unë vetë e kisha shkaktuar, diçka që unë vetë u ndjeva e detyruar ta bëja sepse ai burrë priste diçka nga unë. Sikur unë vetë e lejova që ai të priste prej meje. Sikur isha një pre e lehtë për një grabitqar” .

Kjo eksperiencë e la me pasoja dhe ajo vuante nga ankthi, pagjumësia, çrregullimi i të ngrënit, PTSD.

Dhe mamaja e saj më vonë i kërkoi përdhunuesit të vajzës së vet ta ndihmonte të zhvendoseshin diku tjetër. Kjo gjë e bëri një Demi 15-vjeçare të ndihej sikur nuk kishte një vend të sigurtë ku të fuste kokën.

Dhe si të mos mjaftonte kjo, kishte parë disa herë mamanë e saj të tentonte vetëvrasjen. Madje disa herë i është dashur të nxirrje ilaçet nga goja e saj. Në gjimnaz filloi duhanin, alkoolin dhe dilte nëpër festa. U lidh me një djalë 28-vjeçar dhe në moshën 16-vjeçare jetonte me të.

Një vit më vonë i ati i vrau veten duke e lënë Demin fillikat, me një nënë të trazuar. Ato nuk folën për tetë vjet, pasi e ëma vazhdimisht tregonte historitë e të bijës për gazetat. Vitet e fundit të jetës së të ëmës, Demi arriti të bënte paqe me të./ KultPlus.com

Të ngjajshme