Edicioni i Parë i ‘Mitrovica International Jazz Days’ sjell fituesin e çmimit Grammy, ikonën Richard Bona

21 Gusht, 2023 - 1:17 pm

Më 28 gusht vjen edicioni i parë i Festivalit të Jazz-it “Mitrovica International Jazz Days”, në qytetin e Mitrovicës, shkruan KultPlus.

Koncerti hapës do të mbahet me artistin fitues të çmimit Grammy, ikonën e muzikës xhaz Richard Bona (Kamerun/SHBA).

Nata e dytë e fetivalit do të pasohet me një koncert nga Ganna Ensemble, Enrico Morello ‘Cyclic Signs, Karen Asatrian & Andrej Prozorow, Elina Duni& Rob Luft. Nata e dytë e festivalit do të mbahet më 29 gusht.

Përderisa koncerti përmbyllës  vjen më 2 shtator, me fituesit e katërfishtë të çmimit Grammy, Bill Laurance (Mbretëri e Bashkuar) dhe Michael League (SHBA).

Konerti hapës do të mbahet më 28 gusht, ora 20:00, në sheshin “Isa Boletini”, Mitrovicë/KultPlus.com

Të ngjajshme