Jakaj me fitore ndaj boksierit serb Nikoliq

24 Mars, 2023 - 10:45 pm

Boksieri nga Kosova Bernardin Jakaj e ka mposhtur boksierin serb Marko Nikoliq, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Jakaj e dominoi këtë meç që nga fillimi deri në fund, madje duke e gjunjëzuar serbin Nioliq, në raundin e dytë.

Fitorja në fund  u vendos në favor të Jakajt me vendim unanim të gjyqtarëve, njofton Klankosova.tv.

Kjo është fitorja e 14-të rresht e Jakajt, në karrierën e tij në boksin profesionist, pa pësuar akoma asnjë humbje./ KultPlus.com

Të ngjajshme