Marrëveshje baskëpunimi mes Teatrit Kombëtar të Kosovës, Shqipërisë, Shkupit dhe atij Eksperimental

24 Shtator, 2022 - 10:04 am

Teatri Kombëtar i Kosovës së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup, Teatrin Kombëtar të Shqipërisë si dhe Teatrin Kombëtar Eksperimental, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Ky lajm është bërë i ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

“Me qëllim të rritjes së bashkëpunimit në mes të teatrove shqiptare u dakorduan për bashkë-organizimin e “Festivalit të Teatrit Shqiptar – MOISIU” i cili këtë vit do të mbahet në Shkup dhe do të vazhdojë çdo vit në rotacion në tre kryeqytetet, si dhe për bashkë-prodhimin e përvitshëm të një shfaqje me karakter kombëtar në mes të tre teatrove kryesore shqiptare – nga viti 2023.”, thuhet në njoftimin e TKK-së./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme