Përjetësoi në ekran figurën e Isa Boletinit, aktori Reshat Arbana sot 80-vjeç

15 Shtator, 2020 - 9:25 pm

Artisti i madh Reshat Arbana feston sot datëlindjen e 80-të. I vlerësuar nga publiku artdashës në çdo kohë, Reshat Arbana u lind në 15 shtator 1940 në Tiranë.

Angazhimi i tij në kinema dhe teatër nis në fillim vitet ’60, pasi kreu studimet e larta në degën e Aktrimit tek “Aleksandër Moisu” në Durrës.

Ai numëron mbi 35 karaktere dhe disa nga rolet që ka luajtur janë Samiu tek “Fije që priten”, kryetari i Bashkisë tek “Gjeneral gramafoni”, Bimbashi tek “Liri a vdekje”, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” dhe shumë role të tjerë.

Në kujtesën e publikut Arbana ka zënë vend me portretizimin e jashtëzakonshëm i ka bërë Isa Boletinit në biopikun e Viktor Gjikës “Nëntori i Dytë”.

Reshat Arbana është nga ata artistë që bënte bashkë mijëra bashkëatdhetarë në eventet që organizoheshin në praninë e tij në Diasporë.

Disa vite, pasi doli në pension Reshat Arbana do të rikthehej, si protagonist tek “Streha e të harruarve” e dramaturgut Ruzhdi Pulaha me regji të Mihal Luarasit.
Ndërsa, në vitin 2012 me urdhrin “Nderi i Kombit” do të vlerësohej me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare”./ diaspora shqiptare/ KultPlus.com

Të ngjajshme