Portrete në kohë të Koronës, nga arkitekti Lulzim Behxheti

3 Prill, 2020 - 6:54 pm

Me profesion arkitekt, Lulzim Behxheti këtë periudhë të karantinës ka vendosë ta kalojë më ndryshe, shkruan KultPlus.

Ai për të kaluar këto ditë të vetëizolimit, ka filluar të realizojë portrete të ndryshme, ku përfshihen figura nga fusha të ndryshme si: artistë, arkitektë, këngëtarë, alpinistë dhe shumë profesione të tjera.

Për KultPlus ai ka treguar se kjo iniciativë është jo ajo e përditshmërisë së tij, pasi që në jetën e përditshme ai punon në kompaninë e tij “BVG HOUSING”, që e ka themeluar tash e sa vite në Finlandë, bashkë me djemtë e tij.

Ai ka treguar se kompania e tij ka tri shkronjat e para të fëmijëve të tij: Blerim, Vjosa e Genc, dhe puna që bën nëpërmjet kësaj kompanie ka rënë në sy prej rreth 40 medieve botërore, që e kanë vënë në fokus punën e Lulzim Behxhetit, e cila është dalluar nga kompanitë e tjera të arkitekturës me dizajnimin e shtëpive të drurit, shtëpi që pronarët mund ti bartin me vete.

KultPlus ju sjell disa nga punimet e portreteve të Behxhetit që i ka realizuar në këtë kohë të karantinës, sikurse edhe disa nga shtëpitë e drurit që tashmë e disa vite janë në fokus të panaireve dhe medieve botërore./KultPlus.com

Të ngjajshme