займ на карту онлайн потребительский кредит

Qendra kulturore “Vatra” në Belgjikë promovon kulturën shqiptare

11 Janar, 2020 - 9:24 am

Është bërë e ditur se Qendra Kulturore “Vatra” në Belgjikë ka promovuar kulturën shqiptare si për komunitetin shqiptar, ashtu edhe për atë vendas, duke u bërë pjesë në organizime të ndryshme kulturore: koncerte, shfaqje, mbledhje, konferenca.

Shkolla e saj “Vatra” organizon mësimin plotësues në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë nga 6 deri 17 vjeç dhe grupi i valleve “Vatra” edukon brezat e rinj me vallet tradicionale të të gjitha trevave.

Kujtojmë se Qendra kulturore Vatra është pjesë e shoqatës Albabel e themeluar në Belgjikë që në 2007-tën nga Ahmet Gjanaj.

Qendra kulturore Vatra ka si qëllim që të promovojë kulturën shqiptare si për pjesëtarët e komunitetit shqiptar ashtu dhe për belgët dhe komunitetet e tjera në Belgjikë.

Për të arritur këtë qëllim, Vatra organizon aktivitete të ndryshme si në lokalet e veta ashtu, në lokalet e komunës Molenbeek dhe në vende publike.

Vatra bashkpunon me një sërë shoqatash shqiptare dhe belge dhe ka një partneritet me Rrjetin e bizneseve shqiptare në Beneluks që kontribuon gjithashtu në mbarëvajten e këtyre aktiviteteve./albinfo/ KultPlus.com

Të ngjajshme