займ на карту онлайн потребительский кредит

Si e mendonte Hemingway parajsën?

1 Korrik, 2019 - 9:00 pm

Burguete, Navarre, Spanjë

1 Korrik [1925]-

I dashuri Scott-

Nesër nisemi për në Pamplona. U bënë ca kohë që po peshkojmë këtu. Ti si je? Zelda si është?

Po ndjehem mirë si kurrë më parë. Që kur jam larguar nga Parisi nuk kam pirë gjë tjetër pos verës. Për atë Zot ka qenë një vend i mrekullueshëm. E di që ti e urren fshatin.  Në rregull, nuk po flas më për fshatin. Shpesh pyes veten si do të ishte parajsa sipas teje. Një hapësirë e bukur, e mbushur me monogamë të shëndetshëm. Të gjithë të fuqishëm dhe nga familjet më të mira, të gjithë adhurues të pijes deri në vdekje. Kurse ferri me shumë gjasa do të ishte një hapësirë me plotë poligamë të shkretë, në pamundësi për të siguruar pak pije, apo me ndonjë sëmundje kronike të stomakut të cilën ata e quajnë “pikëllima e fshehur”.

Për mua parajsa do të ishte një arenë e madhe e demave, me mua në ulëset e para; jashtë arenës do ishte një lum i vockël, përplot me trofta, ku askush nuk lejohet të peshkojë veç meje dhe dy shtëpi të bukura; në njërën shtëpi do të kisha gruan me fëmijët dhe do isha një monogam dhe do u ofroja atyre dashurinë time, kurse në shtëpinë tjetër, e cila do të ishte nëntë kate e lartë, do të kisha nëntë dashnoret e mia të bukura në secilin kat. Në njërën shtëpi do të kisha kopje speciale të “The Dial” të shtypura në pëlhurë të hollë, dhe të cilat do t’i mbaja në tualetet e çdo kati, ndërsa në shtëpinë tjetër do të përdorja kopje të “American Mercury” dhe “New Republic”. Për fund, në qytet do të ishte edhe një kishë e këndshme sikurse ajo në Pamplona. Gjatë rrugës prej njërës shtëpi në tjetrën, do të ndalesha në kishë dhe do rrëfehesha. Pastaj do të merrja njërin nga kuajt e mi dhe së bashku me tim bir do të kalëronim për tek ferma ime e demave “Hacienda Hadley”. Përgjatë rrugës, do t’u hidhja monedha fëmijëve të mi të jashtligjshëm. Pastaj do e dërgoja tim bir që ti kyçte dashnoret e mia sepse sapo është përhapur lajmi se monogami famkeq Fitzgerald është parë të kalërojë drejt qytetit për tek udhëheqësi i një kompanie të pijanecëve.

Sidoqoftë nesër në mëngjes po nisemi për në qytet. Më shkruaj tek:

“Hotel Quintana” ,
Pamplona,
Spanjë.

Apo nuk të pëlqen të shkruash letra. Unë zakonisht shkruaj sepse të mban larg punëve dhe prapë të jep ndjesinë se ke bërë diçka.

Përshëndete Zeldën nga ne të dy,
I joti,
Ernest

Përktheu: Ardian Batusha/KultPlus.com

Të ngjajshme