“Vdekja e Skënder Gashit, humbje e një njeriu të madh”

28 Qershor, 2019 - 6:00 pm

Akademikë, profesorë, ministra e shumë miq kanë marrë pjesë në akademinë komemorative që Instituti Albanologjik ka organizuar në nderim të figurës së prof. dr. Skender Gashit.

Gashi, i cili ndërroi jetë ditën e enjte në Vjenë, kishte nisur punën e parë të tij, pikërisht në Institutin Albanologjik të Kosovës.

Drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi, tha se profesori Skënder Gashi ka dhënë një kontribut të madh në këtë institut duke theksuar se ikja e tij nga jeta ka lënë zbrazëti të madhe.

I pranishëm në këtë akademi ishte edhe Zv.Kryeministri Behgjet Pacolli i cili duke ngushëlluar familjen Gashi, ka thënë se Kosova ka humbur një njëri të madh.

Ndërsa zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, i cili njëherësh është djali i profesorit të ndjerë, ka falënderuar të gjithë për kujdesin dhe fjalët e mira.

Gashi ka thënë se për shkak të procedurave ende nuk e kanë caktuar kohën e varrimit të profesorit, por se për këtë do të njoftohen me kohë.

Skender Gashi ka vdekur dje në moshën 74 vjeçare./koha

Të ngjajshme