Femra nuk është objekt bukurie, me këtë mesazh nisi Festivali “Kënga Magjike”

Dhjetor 6, 2017 - 8:59 pm

Ardit Gjebrea është kritikuar jo shumë kohë më parë për shkak të përdorimit të femrave si objekte seksuale në emisioni e tij në Televizionin Klan në Shqipëri.

Sonte, si prezantues i Festivalit Kënga Magjike, bashkë me prezantuesit tjerë të festivalit që po e mban momentalisht natën e parë, ai ka hapur festivalin me kërkesën për të ndalur dhunën ndaj gruas, shkruan KultPlus.

“Stop dhunës ndaj gruas. Duhet të krijojmë familje të shëndetshme dhe të lumtur” ka thënë Gjebrea, derisa prezantueset krahas tij kanë treguar për veshjen e tyre, duke asocuar e u shprehur se “femra nuk është objekt bukurie, por është fillimisht partnerja juaj”, shkruan KultPlus.

Besart Kallaku, Arjola Shehu, Erion Isai dhe Nevina Shtylla po e shoqërojnë Gjebrean në prezantim, këtë edicion, me pjesëmarrjen e emrave të fuqishëm të muzikës moderne shqipe, krahas edhe artistëve që e provojnë emocionin për herën e tyre të parë.

Rozana Radi, fituesja e vitit të kaluar, ka sjellë në hapje të natës së parë të konkurrimit këngën e saj fituese “Ma thuaj ti”, e cila poashtu lufton kauzën e dhunës ndaj gruas. / KultPlus.com

Të ngjajshme