KultPlus siguron listën e plotë të aseteve të Trashëgimisë Kulturore

Tetor 12, 2017 - 7:06 pm

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka marrë vendim për aprovimin e Listës së Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme, shkruan KultPlus.

Lista e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje te Përkohshme për vitin 2017-2018 përfshin gjithsej 1567 asete, prej tyre 46 të reja sipas këtyre kategorive : 14 asete te reja në trashëgiminë arkeologjike, 23 asete në atë arkitekturore, dy asete në trashëgiminë e luajtshme dhe shtatë asete të reja në trashëgiminë shpirtërore, ndërsa për pejsazhet kulturore nuk ka pasur propozime te reja

Këtë vit, Lista është plotësuar edhe me asete te reja nga fusha e trashëgimisë shpirtërore, kategori kjo që nuk ka qene e dokumentuar, hulumtuar, studiuar dhe promovuar sa meriton.

KultPlus ka siguruar listën e plotë të këtyre 46 aseteve të reja që i janë shtuar Listës së Trashëgimisë për Mbrojtje të Përkohshme.

Kalaja e Bresalcit
Vendbanimi i Nasalës
Vendbanimi Gllama
Vendbanimi Starasellë
Vendbanimi Roanke
Vendbanimi Budrikë
Vendbanimi Kërshi I Madh / Livadhet
Lokaliteti Bara e Bixhës
Gërmadhat e Kishës
Vendbanimi Katune
Vendbanimi Brege
Arat e Kooperativës
Kulina, Kalaja e Strezocit
Vendbanimi Suishtë
Ndërtesa e Kuvendi tKomunal ne Podujevë
Shtëpibanimi – Muharrem Veseli
Mulliri i Sinan Gashit
Qyteti i vjetër i Janjevës
Ëmbëltorja Elida
Shtëpia e Armatës – nr. unik 004442
Xhamia e Miftar Beçukit – nr.unik 004443
Kompleks banimi i familjes Drini
Kompleks banimi i familjes Xhejshylmedine
Kompleks banimi i familjes Hadro
Kulla e Zaptive
Shtëpia Muze Ukshin Hoti
Kulle
Mulliri dhe koshi i familjes Jonuzaj
Mulliri i vjetër
Ndërtesa e SHKA Agimi
Kulla e Bajram Qerim Istrefaj
Kulla e Reshat Istrefaj
Koshi i Drithit – Ragip Hazir Bytyqit
Koshi i Drithit – Enver Likaj
Kulla e Hasan Mehmetit
Kulla e Ali Bekës
Shtabi i Zones Operative te Dugagjinit
Verat e Llukes
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës
Mozaiku i Nënës Terezë
Vallet e Karadakut
Jeta dhe veprimtaria gojore e Xhemajl Abrisë
Këcimet e Drenicës
Sofra pejane
Ushqime tradicionale
Lojerat tradicionale

Të ngjajshme