Në Kolumbi mbahet ‘Festivali i Luleve’

Në Kolumbi mbahet “Festivali i luleve” të cilin për çdo vit e vizitojnë disa mijëra persona.

Në kuadër të festivalit i cili filloi më 25 korrik, në qendrën tregtare Santafe, në qytetin kolumbian Medellin është ekspozuar figura e fazanit e bërë prej 182.000 luleve.

Festivali në këtë qytet mbahet thuajse prej gjashtë dekadash, ndërsa në qendrën më të madhe tregtare në Medellin, Santafe, në mënyrë tradicionale hapet ekspozita e luleve.

Në vitin 2014 gjatë ndërtimit të “qilimit” prej luleve janë përdorur më shumë se 150.000 lule. Festivali do të zgjasë deri më 7 gusht./ KultPlus.com

Era Istrefi ka gati tri këngë të reja

Era Istrefi është gati për të lansuar këngën e re me videklip.

Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike “No I Love You”.

Kënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në anglisht i këngëtares. Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules” gjenden në majë të top-listave botërore.

Përveç këtij projekti, Era Istrefi ka incizuar edhe dy këngë të tjera duke formuar edhe listën e plotë të albumit debutues në anglisht.

Bëhet e ditur, se këngët e reja titullohen “Sapphire” dhe “Home with you”, këngë këto, të punuara nga producentë të njohur me të cilët bashkëpunon këngëtarja për tregun botëror./ KultPlus.com

Isabel Allende mbushi 75 vjeç, ‘Shtëpia e shpirtrave’ mbetet suksesi më i madh i saj

Isabel Allende është njëra prej autoreve më të lexuara në gjuhën spanjolle. Të paktë janë atë që e dinë se autorja kiliane lufton si feministe aktive për të drejtat e grave.

Ajo ka shkruar 23 libra, të përkthyer në 35 gjuhë dhe ajo ka shitur rreth 70 milionë prej tyre. 60 herë është dekoruar ajo në 15 vende për veprën e saj dhe dy filma ndërkombëtarë bazohen në romanet e saj.

Këto janë faktet që ofron Isabel Allende në faqen e saj në internet në rubrikën “Biografi”. Me sa duket që për këtë të mos flitet më. Sepse në thelb, për të është irrituese që ta vështrosh jetën në këtë mënyrë: “Kemi të bëjmë vetëm me një listë të dhënash, ngjarjesh dhe arritjesh. Në realitet, gjërat e rëndësishme të jetës sime zhvillohen në dhomat e fshehta të zemrës sime dhe nuk kanë vend në një biografi”.

Nuk janë librat sukseset më të mëdha të saj, por dashuria, që e lidh atë me disa njerëz dhe momentet, në të cilat ajo është përpjekur të ndihmojë të tjerët. Për shembull kur u angazhua gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit për të përndjekur politikë ose si feministe, për të luftuar deri sot për të drejtat e grave në fondacionin e saj “Isabelle Allende Foundation”.

Isabel Allende, që festoi datëlindjen e 75-të në 2 gusht, vazhdon të jetë e interesuar politikisht dhe aktive. Presidentin e ri të atdheut që ka zgjedhur, SHBA ajo e sheh në mënyrë tepër kritike. Në një intervistë me Deutsche Wellen, ajo e quajti atë një biznesmen me pak skrupuj: “Nuk e di nëse institucionet amerikane janë aq të forta, për t’i rezistuar ndikimit të këtij demi të egërsuar, i cili nuk e di si mund të qeveriset”. Donald Trump është më e keqja, që mund t’i ndodhte Amerikës, shkruan DW.

Por megjithë angazhimin e saj, janë natyrisht librat e saj, që e kanë bërë të famshme në të gjithë botën autoren kiliane. Në radhë të parë, vepra e saj e parë “Shtëpia e Shpirtrave”. Kur Isabel Allende e shkroi sagën familjare në vitin 1982, ajo ndodhej tashmë në mërgim, në Venezuelë. Ushtria nën Pinoçetin e pati rrëzuar në Kili xhaxhanë e madh të saj, Presidentin socialist, Salvador Allende në vitin 1973. Pak kohë më vonë pas kësaj ai vrau veten. Që prej atij momenti, autorja, gazetarja dhe feministja nuk ndihej më e sigurt në vendin e saj.

Isabel Allende lindi në 2 gusht 1942 në Lima, si bija më e madhe e një diplomati kilian. Meqenëse prindërit e saj qenë ndarë, ajo e kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë së saj në shtëpinë e gjyshit të saj. Më vonë ajo jetoi në Bolivi dhe në Liban dhe pastaj u kthye në Kili. Atje ajo punoi si gazetare, u martua dhe bëri dy fëmijë – vajzën Paula dhe djalin Nicolas. Së bijës, e cila vdiq në moshën 28 vjeçare për shkak të një sëmundjeje metabolizmi, ajo i kushtoi në vitin 1992 romanin e saj me të njëjtin emër, shumë personal, i cili ka në qendër vdekjen e saj.

Që herët u angazhua Allende për të drejtat e grave. Në vitin 1968 ajo themeloi revistën feministe “Paula”, në të cilën ajo mbështeste edhe xhaxhanë e madh të saj, Salvador Allende. Që atëherë ajo shkruante pjesë të ndryshme teatrale dhe fitoi famë si moderatore televizori. Meqenëse gjatë diktaturës ushtarake të Pinoçetit ajo nuk ndihej më e sigurt, ajo emigroi me gjithë familjen e saj në Venezuelë.

Në mërgim ajo nisi të shkruajë një letër imagjinare, drejtuar gjyshit të saj. Letra e gjatë u kthye në një dorëshkrim, dhe nga dorëshkrimi lindi romani “Shtëpia e Shpirtrave”. Që në veprën e saj të parë ra në sy stili i pazakontë tregimtar i Isabel Allendes, në të cilin fiksioni dhe realiteti janë të ndërthurur me njëri-tjetrin, i ashtuquajturi “realizëm magjik”. Vërtetësinë mizore ajo e lidhi me një botë fantazie plot magji, e cila herë pas here përmbante gjurmë shprese.

Që prej më shumë se dy dekadash Isabel Allende jeton në SHBA, ku u martua edhe për herë të dytë. Por Kili mbetet atdheu i saj, thotë ajo në intervistë me DW. “Unë vazhdoj të ndihem kiliane. Prindërit e mi janë kilianë, familja ime është kiliane dhe unë i kam jetuar vitet e para të jetës sime në Kili, vite që lënë gjurmë”. Në novelën e saj më të fundit, “Përtej dimrit” bëhet fjalë për një migrante ilegale nga Guatemala dhe për një gazetare të guximshme dhe optimiste, në të cilën pasqyrohet qëndrimi i Isabel Allendes./ KultPlus.com

Dua Lipa, e këndshme në fotografitë e reja (FOTO)

Pas performancës së shkëlqyer në ‘Evropa Plus’ në Rusi, dhe shpërblimit me ‘pllakën e artë’ atje, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me fotografi profesionale, të cilat po i realizon shpesh kohën e fundit, shkruan KultPlus.

Së fundmi krijuesja e hitit ‘New Rules’, i cili deri më tani ka marrë më shumë se 63 milionë klikime në YouTube, ka realizuar disa fotografi me fotografja e njohur australiane, Pixie Levinson, më të cilën ajo ka bashkëpunuar disa herë, shkruan KultPlus.

Në fotografinë e realizuar, Dua duket mahnitëse, ku për dukjen e saj është përkujdesur, sitilisti i njohur britanik, Lorenzo Posocco.

‘Është ndjenjë aq e mirë jesh në shtëpi. Pix më kapi këtu duke gatuar darkën me një maskë në fytyrë, dhe duke dëgjuar 4:44, si dhe duke pirë qumësht me çokollatë. @pixielevinson’, ka shkruar Dua në një nga fotografitë e postuara në llogarinë e saj në Instagram. /KultPlus.com

Korça me shoqëri muzikore që nga vitet 1661 (FOTO)

Qyteti i Korçës ka patur shoqëri muzikore që nga viti 1661; këngëtarët e saj këndonin edhe në Janinë enkas për Ali Pashë Tepelenën. Më i dëgjuari prej tyre ishte këngëtari Muço. E bënte Pashanë të mallëngjehej. Zëri i tij nuk kishte të krahasuar.

Thuhej se fama e sazexhinjve të Korçës kishte shkuar shumë larg. Ata nuk ishin vetëm muzikantë të zotë, por edhe mjeshtër të punimit të instumenteve muzikore. Në pazarin e Korçës të asaj kohe, shiteshin edhe vegla muzikore, të prodhuara nga vetë Korça. Deri më sot, këto të vërteta kanë qenë disi në hije, të panjohura.

Ne i qëmtuam kudo që gjendeshin, referuar burimeve të sigurta, vendase dhe të huaja, dhe i bëmë të gjitha bashkë, që banorët e qytetit të Korçës të kenë një panoramë më të plotë për parardhësit dhe muzikën e qytetit të tyre.

Shoqëritë e hershme muzikore të qyteteve tona përmenden në kronikat e Evlia Çelebiut. Ai pati rastin ta vizitonte tri herë Shqipërinë. Shumica e shënimeve të tij i përket udhëtimit të vitit 1670. Duke ardhur përmes Korfuzit, ai udhëtoi në Gjirokastër përmes Delvinës, e më pas në Tepelenë, Skrapar, Përmet, Berat, Kaninë, Vlorë, Bashtovë, Durrës, Kavajë, Peqin, Elbasan, Strugë, Ohër dhe Pogradec për të vazhduar më tej në Maqedoni.

Në udhëpërshkrimet e njohura si të vitit 1670, (por që në të vërtetë, zgjatën pesë vjet 1667 – 1672), Çelebiu shkroi për formacionet muzikore interpretuese të Beratit, “i cili flet me respekt për grupin e muziktarëve që ishte ndër më të mirët krahas tajfës (grupeve) të Korçës, Leskovikut etj”. ( “Muzika Popullore e qytetit të Beratit” nga akademik Vasil S. Tole).

Në të vërtetë, gjatë këtij udhëtimi, Çelebiu nuk e vizitoi Korçën, sepse këtë qytet e kishte vizituar 9 vjet më parë, në vitin 1661. Vizitën e tij në qytetin e Korçës e bën të ditur edhe në udhëpërshkrimet e vitit 1670, ku thotë se Korçën, Bilishtin dhe Kosturin, i kishte vizituar më 1077, (ose sipas kalendarit të sotëm, në vitin 1661), ku ishte njohur edhe me grupet muzikore të Korçës.

Kjo do të thotë se shoqëritë muzikore duhet të kenë qenë të krijuara kohë më parë, ndoshta që nga fillimi i viteve 1600; por nuk është çudi që aktiviteti i tyre të ketë nisur bashkë me themelimin e qytetit të Korçës, ndryshe nuk do të tërhiqnin dot vëmendjen e udhëtarit të famshëm, autorit të 10 vëllimeve, të quajtura “Sejahatname” (Libri i udhëtimeve), për të cilat shpenzoi 40 vjet të jetës së tij.

Gjithashtu Korça nuk do të kishte qenë në gjendje të nxirrte një këngëtar të rrallë si Muçoja e të shumëvlerësuar prej Pashait të Janinës. Respektin për shoqëritë muzikore të Korçës, Leskovikut, Beratit etj, nuk e fsheh as Çelebiu; ai i quan “të mirë, ndër më të mirët”.

Në këtë aspekt nuk ka vend për shumë dyshime, pasi instrumentet muzikore janë përdorur nga shqiptarët që në kohët më të hershme. Lidhur me veglat muzikore, Faik Konica shkruan: “Mund të jetë me interes të thomi këtu, emrat e instrumenteve muzikore të përdorura në Shqipëri.

Instrumente – erë: fyelli i vogël, fyelli i madh, xurnaja, gërneta, briri (i përdorur prej barinjve), neferi (bri i gjatë i përdorur në teqera bektashish për të thirur dervishët në mësallë). Instrumente – gjalmë: violiri, qemendsheja, tamburaja, lahuta a hungaria, boxuruku. Instrumente – goditje: defi, daullja.

Vini re se gegët nuk e përdorin fjalën daulle si toskët për të thënë fr. Grosse caisse, gros tambur; gegët e përdorin fjalën daull për muzikë. Thonë në gegëri “më thirr daullat në darsmë” si në toskëri flasin për “të thirrur violiet në dasmë”. – Edhe fjala trumbetë thuhet shumë në Shqipëri; do të ketë qenë një instrument i përdorur qëmoti. (Gazeta “Albania” 1905, nr.8, f.153)

Ndërsa për këngëtarin Muço të Ali Pashë Tepelenës, flet kompozitori dhe etnomuzikologu, prof. dr. Vasil S. Tole: “Krahas shumë këngëtarëve të shquar popullorë, si simbol i një këngëtari të shquar popullor, përmendet edhe Muçoja, këngëtari i oborrit të Ali Pashë Tepelenës.

Për herë të parë publikisht rreth Muços, ka folur Kristo Floqi në vitin 1923, i cili gjatë një konferencë mbi muzikën tonë popullore vlerësoi edhe muzikën dhe zërin shumë të bukur të këngëtarit popullor Muços, nga Korça”. (Kristo Floqi, “Këngët e Muços”, tek “Shtypi”, dt. 21 shkurt 1923, nr. 14).

Pra, shoqëritë muzikore të Korçës shkëlqyenë që gjatë viteve 1661 – 1670, por edhe më pas në kohën e Muços së famshëm, gjë që do të thotë se vijueshmëria e muzikantëve të Korçës nuk reshti asnjëherë.

Në fillim të viteve 1800 u shfaq Ibrahimi me Violinë. Kur luante ai, lotonte gjithë Korça. Shumë histori tregohen për të si virtuoz. Ishte i paarritshëm. Sigurisht, ai nuk doli nga hiçi. Para tij duhet të kenë ekzistuar orkestrantë po kaq famozë.

Pas Ibrahimit me violinë, erdhi i bri, Hajroja, edhe ai mësoi ta bënte violinën të qante. Kjo kohë nxori në skenë edhe këngëtaren e famshme, Qerimenë me djare, këngëtaren e madhe të Jugut.

Traditat e hershme në muzikë, bënë të mundur që Korça të nxirrte edhe llautarë virtuozë. Mos u çudisni. Llauta e Korçës përmendet nga shkrimtari dhe miku i Bajronit, Hobhaus (John Cameron Hobhouse), që nga viti 1809-1810, kur ai vizitoi Shqipërinë. Që nga kjo kohë e deri në vitet 20 të shek. XX, në qytetin e Korçës, llahutën e gjejmë si vegël solistike të muzikës popullore qytetare; më pas, me funksionin shoqërues të sazeve.

Qerim Baki ishte një nga llautarët më të mirë të Korçës. Sipas Piro Misos, “lidhur me llojet e llautave, njihen dy formate që janë të përhapura në krahinat e Shqipërisë së Jugut. Që të dy këto tipe, historikisht janë prodhuar nga mjeshtrat shqiptarë të punimit të veglave popullore të qyteteve si Korça, Leksoviku, Përmeti etj.” (Miso Piro, “Roli dhe funksioni muzikor i llautës”, “Kultura Popullore”, 2/1981)

Jo më pak virtuozë u shfaqën dhe instrumentistët në bakllama, veçanërisht në kombinimin e saj me veglat e tjera muzikore. Në fillim të viteve 30, si mjeshtër të bakllamasë u shquan: Alo Qorri, Demka, Sulejman Bakllamaja dhe Demir Telhai. Për qytetin e Korçës, tradita e interpretimit me bakllama vijon të jetë e pëlqyer edhe sot e kësaj dite.

Me këtë rast nuk do të lëmë pa përmendur as gajdexhinjtë e Korçës: Safet Begollin e Bilishtit, që punonte me sazet e Korçës, Theodor Thomain, Skënder Feimin, Islam Bajramin dhe Fiqiri Islamin.

Në qytetin e Korçës, emër të madh patën edhe sazet e Sulo Konicës. Pjesë e këtij grupi u bë edhe Laver Bariu i Përmetit me të atin. Ishte Korça me muzikantët e saj që nxiti Laver Bariun të kapte majat e këtij profesioni: “Laveri luante në shumë vegla popullore, ndër to edhe në fyejt metalike që prodhoheshin dhe shiteshin në dyqanet e Korçës. Për herë të parë luajti në gërnetë bashku me të atin, i cili e shoqëronte me llautë vallen e “Dados”. Shpejtësia dhe thjeshtësia e interpretimit të tij në gërnetë u ra në sy të tërëve, veçanërisht gërnetistit të njohur popullor në Korçë, Skëndo Kuqos. Rastësia bëri që usta Hajdar Cangonji, gërnetisti popullor nga Zvezda, me të cilin punonte nëpër dasma i ati i Laverit, e dëgjoi duke kënduar me llautë këngën popullore “Dorën mor çun dorën, më trete si dëborën”. Megjithëse i vogël në moshë, Laveri iu bashkëngjit sazeve të Hajdar Cangonjit, duke punuar nëpër dasma me “xhezban”. Ai kujton se dasma e parë ku ai interpretoi së bashku me usta Hajdarin dhe me të atin, Bariun, ishte në Vithkuq. Me ta punoi vetëm një behar. Pas kësaj formoi së bashku me vëllezërit Sulo (rreth 35 vjeç) dhe Asllan (rreth 40) nga Konica një formacion tjetër të përbërë nga Suloja në klarinetë, Asllani me def dhe Usta Laveri me llautë, të cilët luanin muzikë popullore qytetare në qytetin e Korçës”, shkruan Konica.al. (Referuar enciklopedisë muzikore)

“Por muzikantët që i dhanë emër qytetit të Korçës, ishin pasardhësit e Ibrahimit me violinë. Edhe Hajroja (djali i Ibrahimit) u bë violinist. Edhe ai mësoj ta bënte violinën të qante. “Të qarën e Hajros”, e interpretojnë edhe violinistët e sotëm, por dy shpirtra nuk janë kurrë njëlloj. Hajroja pati tre djem: Demkën, Rushanin dhe Shefkën. Dy të parët mësuan violinën, kurse Shefka llahutën. Vëllezërit i dhanë dimension tjetër artit të të qarit. Prej Rushanit dhe Shefkës lindën muzikantë të talentuar, kurse Demka la pas 5 djem dhe 2 vajza: Danin, Sulejmanin, Bidon, Abazin, Sazanin, Adivien dhe Xhevrien. Që të gjithë të lindur për muzikë. Një armatë e tërë muzikantësh. Abaz Hajro me fisarmonikë u pagëzua si “babai” i serenatave korçare”. (Vepror Hasani, Abaz Hajro, babai i serenatave korçare)

Nga sa më sipër rezulton se Korça në çdo etapë të jetës së saj, ka patur gjithnjë një Muço dhe një Qerime – këngëtarë brilantë, dhe një Ibrahim apo Abaz që shokon një qytet të tërë me gjenialitetin e vet muzikor. I fundit ishte Lulushi me klarinetë (1954-1990), për të cilin do të flasim një herë tjetër. Duket se ka ardhur koha, për një Muço, një Qerime dhe një Ibrahim tjetër, bëmat muzikore të të cilëve të shkruhen në kronikat vendase dhe të huaja. Dhe kjo nuk është e pabesueshme./ KultPlus.com

Vepra e artistit Alban Muja, në ekspozitën permanente të Muzeut Ludwig në Budapest

Njerëz të rëndomtë mbajnë në duar fotografinë e qyteteve, emrat e të cilëve në fakt janë edhe emrat e këtyre individëve.

Saranda mban në duar fotografinë e plazhit të Sarandës, Miloti mban në duar fotografinë e Milotit shqiptar, Butrinti, Shkodrani, Gjirokastra. Të gjithë janë qytetarë të Kosovës por me emra të qyteteve të Shqipërisë.

Alban Muja ka zgjedhur këtë perspektivë artistike për punën “My Name Their City”, e cila si pjesë e koleksionit të Muzeut Ludwig në Budapest nga mbrëmë është pjesë e ekspozitës permanente. Puna artistike e vitit 2012-të nuk është vetëm e bukur estetikisht, por prapa vetes merret me emërimin si fenomen më të thellë.

Fenomeni i emërtimit të fëmijëve sipas qyteteve të Shqipërisë, në Kosovë ka lindë si pasojë e ndikimit të politikave të identitetit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës. Ëndrra dhe ideja për Shqipërinë e unifikuar u zhvillua në shekullin e XIX që nga Lidhja e Prizrenit. Ide kolektive e lidhur me bashkimin e teritorit përreth territorit aktual të Shqipërisë për të formuar Shqipërinë e Madhe. Në pjesën e dytë të shekullit XX, ideja e Shqipërisë së Madhe, u bë nyja kryesore dhe forca ideologjike që shtyu shoqërinë nën represion, kjo periudhë përfundoi me Pavarësinë e Kosovës në dekadën e parë të Shek XXI, thuhet në konceptin e veprës së artistit kosovar.

Emërimi i fëmijëve sipas qyteteve të Shqipërisë, buron nga faktorë tjerë. Si për shembull, pamundësia e shqiptarëve të Kosovës të udhëtojnë drejt çka ata ndjenin si mëmëdhe, atje ku kishin etninë e përbashkët – çka edhe ushqej ndjenjën e nostalgjisë për Shqipërinë. Për shembull menjëherë pas luftës së dytë botërore, ka ndodh që¬ motrat dhe vëllezërit, të ndahen, duke ngec në dy anët e kufirit në kohën e ‘mbylljes’ menjëherë pas luftës së dytë botërore. Nuk kishin mundësi të takohen deri në periudhën e rënies së komunizmit në fillim të viteve të 90-ta. Në këtë periudhë ishte bërë zakon që fëmijët të quheshin – Berat, Milot, Saranda, Gjirokastra, Shkodran, Butrint, Vlora, një gjë e pazakonshme për banorët e këtyre vendeve, shkruan KultPlus.

Ekspozita në fjalë u hap me datë 1 gusht dhe do të jetë e hapur deri me 31 dhjetor. Pos Mujës, punët e Andy Warhol, Picasso, Mladen Stilinovic, Adrian Paci, Flaka Halitit, Gentian Shkurtit, Jakup Ferrit e artistëve tjerë janë pjesë e kësaj ekspozite. / KultPlus.com
Fotografia kryesore: Fadil Berisha

Reuters shkruan për historinë e dhimbshme të Saranda Bogujevcit (FOTO)

‘Të enjten Kuvendi i ri i Kosovës do të mbajë mbledhjen e parë, por ajo që është bërë çështje rutinë tash e 18-të vite që kur shteti i ri u largua nga Serbia, është edhe shënimi i një dite historike për një anëtare të asamblesë së Komunës së Prishtinës’, kështu Reuters nisë artikullin kushtuar të mbijetuarës nga masakra që iu bë familjes së saj, gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-99, Saranda Bogujevcit, shkruan KultPlus.

Agjencia e njohur botërore e lajmeve, Reuters, sot ka shkruar për historinë e dhimbshme të, Saranda Bogujevcit, e cila iu mbijetoi 16 plumbave, dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë një sulmi brutal të ushtrisë serbe, gjatë luftës së vitit 1998-99, në Kosovë.

‘Katër vjet më vonë, Saranda Bogujevci, 18 vjeçe në atë kohë, bashkë me tre kushërinjtë e saj, u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan përpara një gjykate serbe, për mizoritë e kryera nga forcat serbe, të udhëhequra nga Slobodan Millosheviç’, vazhdon historinë Reuters.

Nesër më 3 gusht, Saranda Bogujevci, anëtare e partisë Vetëvendosje, do të bëjë betimin e saj, si deputete e re në Parlamentin e Republikës së Kosovës, duke premtuar se do ta luftojë korrupsionin dhe nepotizmin në shtetin e vogël ballkanik.

‘Është e vështirë të kalosh nëpër këto përvoja dhe të shohësh qeveritë e Kosovës, që nuk po punojnë dhe nuk po e bëjnë më të mirën për njerëzit. Gjithmonë kam imagjinuar se si do të ishte Kosova pas 20 vjetësh. Unë kurrë nuk kam menduar se do të jetë kështu’, ka thënë Saranda për Reuters, gjatë një vizite te varret e familjarëve të saj, në Podujevë.

Familja e Bogujevcit u vra, katër ditë pas fillimit të sulmeve ajrore të NATO-s, në Podujevë, më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paraushtarake serbe të njohur si ‘Akrepat’. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për këto vrasjet dhe në vitin 2013, Saranda Bogujevci u kthye në Beograd, aty ku ajo kishte dëshmuar kundër tyre, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve në familjen e saj.

Ekspozita e titulluar “Bogujevci – historia vizuale, homazh për të gjitha familjet dhe viktimat e luftës”, u hap me 18 dhjetor, në Galerinë “Podroom” në Qendrën Kulturore në Beograd. Ekspozita nga Qendra kulturore në Beograd, ishte vlerësuar si një projekt me kontekst politik, por para së gjithash, një rrëfim për tragjedinë personale.

Me përfundimin e konfliktit dhe hyrjen e trupave të NATO-s, Bogujevci dhe katër kushërinjtë e mbijetuar u evokuan në qytetin anglez të Mançesterit, ku ajo u operua dhe vazhdoi mjekimin, si dhe studimet. Ajo u kthye në atdheun e saj në vitin 2014 për të drejtuar Drejtorinë e Kulturës në komunën e Prishtinës.

“Të ballafaqohemi me luftën ishte shumë më e lehtë, sepse dinim se gjërat do të zgjidhnin mënyrën e tyre, sot është shumë e vështirë të pranosh dhe të gjesh një arsye për atë që po ndodhë në vend”, tha për Reuters Bogujevci.

‘Unë e dua jetën, por në të njëjtën kohë mendoj se kam një detyrim moral ndaj Kosovës, Anglisë dhe ndaj njerëzimit për të bërë diçka në bazë të asaj që kam përjetuar’. / KultPlus.com

Zbulohet një urë shekullore në Belgjikë

Arkeologët kanë kaluar javët e fundit duke gërmuar një pjesë të urës së shekullit të 16-të të Portës së Kuqe.

Qyteti Antwerp në Belgjikë ka nisur punën për një linjë të re të tramvajit por punëkryesit është dashur ta ndërpresin punën për pak kohë. Kjo për faktin se gjatë punimeve ata kanë hasur në disa gërmadha të shekullit të parë.

“Arsyeja pse ne po bëjmë hulumtimin këtu, është për shkak të projektit të infrastrukturës në shkallë të gjerë të quajtur ‘Noorderlijn’, që është projekt me anë të të cilit bëhet lidhja me tramvaj në veri të Antwerpit dhe këtij bulevard të madh. Janë duke u ndërtuar tunele, është bërë një shesh i madh këtu ku po qëndrojmë derisa po vendoset një infrastrukturë e re, një sistem i ri i kanalizimit dhe gjithashtu rruga është rinovuar. Kjo është arsyeja pse i kemi ekspozuar këto elemente historike këtu “, tha arkeologia Femke Martens për agjencinë e lajmeve Reuters, transmeton albinfo.ch.

Arkeologët kanë kaluar javët e fundit duke gërmuar një pjesë të urës së shekullit të 16-të të Portës së Kuqe. Në bazë të përvojë së saj, arkeologia, Martens, beson se pjesa më e madhe e urës ende shtrihet nën qytet. Struktura u projektua jo vetëm për të siguruar një hyrje, por edhe për të kanalizuar ujërat në atë kohë. Pjesët e mëdha të urës do të integrohen në projektimin e rrugës, derisa ato do të jenë të dukshme për udhëtarët dhe këmbësorët si pjesë e sheshit të ri./ KultPlus.com

Filmi i animuar i punuar nga të rinjtë e Kosovës e Serbisë shfaqet në Komitetin e Helsinkit (VIDEO)

Filmi i shkurtër i animual ‘Q&A’, i cili është realizuar në kuadër të programit ‘Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers’, do të prezantohet në Komitetin e Helsinkit, shkruan KultPlus.

Për këtë gjë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar regjisori njëherësh edhe profesor i dy studenteve kosovare që janë pjesë e këtij filmi Ismet Sijarina. Ai përveç që është shprehur krenar me studentet e tij poashtu ka njoftuar edhe për filmin.

“Ky film i shkurtër i animuar është rezultat i bashkëpunimit në mes të artistëve të rinj nga dy shoqëritë post-konfliktuoze, Kosova dhe Serbia. Ai paraqet tre tregime të inspiruara nga sfidat me të cilat ballafaqohet të rinjtë, të cilat janë të nxitura nga tiparet e përbashkëta frenuese të këtyre shoqërive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë eksperiencë të paharrueshme”, thuhet në shkrimin e Sijarines.

‘Q&A’, është punuar nga Rajmonda Ahmetaj dhe Shqipe Gashi nga Kosova ndërsa nga Serbia janë Demir Mekic dhe Rade Obradovic./ KultPlus.com

Ecja në rrugën e dijes

Shkruan Hysen Matoshi

Sapo doli nga shtypi librin me kritikë letrare i Pr. Dr Rrustem Berishës “Shënjëzime leximi”, botuar nga Shtëpia Botuese “FAD” Prishtinë. Rrustem Berisha njëri ndër njohësit më të mire të gjallë të letërsisë popullore dhe autor i disa veprave me poezi dhe kritikë letrare.

Rrustem Berisha është ndër shkencëtarët, krijuesit, publicistët dhe përgjithësisht intelektualët më aktivë në sfera të ndryshme të jetës sonë kulturore e shoqërore. Libri më i ri i tij, i titulluar “Shenjëzime leximi”, është dëshmi e një rrugëtimi të gjatë, e një kronologjie leximesh të veprave shkencore, letrare, publicistike, historiografike që nis në vitet ’60 dhe vijon deri në ditët e sotme. Si një lexues i vëmendshëm, Rrustem Berisha shpeshherë mendon zëshëm për veprat që i bën pjesë të njohjes së tij. Ky libër përbën edhe një kontribut për lindjen dhe zhvillimin e mendimit tonë shkencor, kritik e eseistik, i cili në Kosovë nisi me një numër të paktë autorësh për të marrë trajtë më të plotë e më të strukturuar me kalimin e kohës.

Ndonëse shkrimet e librit nuk janë paraqitur me një rend kronologjik, këto kontribute janë edhe një dëshmi e evoluimit të përgjithshëm kulturor e dituror të shqiptarëve, pjesë e të cilit ka qenë në mënyrë të padyshimtë edhe vetë autori, prania e të cilit në letrat shqipe ka hyrë në dekadën e gjashtë. Edhe pse pothuajse të gjitha shkrimet e këtij libri janë botuar me kohë në periodikun tonë shkencor, kulturor e informativ (me përjashtim të shkrimit “Vepra letrare e pakryer e Zekeria Rexhës”), ardhja e tyre në këtë format ka një rëndësi të veçantë për njohjen e opusit të gjithëmbarshëm shkrimor të autorit. Madje, disa prej shkrimeve janë të periudhës së para standardizimit të shqipes, ndërsa në këtë vëllim ato janë transliteruar, me çka janë bërë më të komunikueshme për lexuesin e sotëm të mbarë hapësirës shqiptare.

Në aspektin kronologjik, një dorë e këtyre shkrimeve janë të viteve 60, përkatësisht të periudhës kur mendimi kritiko-letrar mungonte në letësinë shqipe. Prandaj, rëndësia e tyre është edhe e dimensionit historiko-letrar, por edhe e njohjes së procesit të evoluimit të mendimit letrar te ne. Janë gjithsej pesë shkrime të kësaj kohe, të cilat marrin shkas nga përvjetorët e autorëve të shquar të letërsisë shqipe (Naim Frashëri dhe Migjeni), nga botimi i veprave të reja (Maksut Shehu dhe Vehbi Kikaj), sikurse edhe një shkrim problemor, i cili nëpërmjet një sensi kritik shtronte shqetësimin e mungesës së vlerave të reja në fushën e krijimtarisë letrare dhe sidomos të kritikës letrare. Ky shkrim i fundit, si një analizë kritike e gjendjes kulturore të kohës, shquhet për gatishmërinë e autorit që të gjykojë dhe të flasë hapur për mungesat në jetën tonë kulturore, për një shterpësi kronike në këtë fushë, duke e konkretizuar shqyrtimin e tij me emra të përveçëm. Kjo nuk ka qenë asnjëherë e lehtë dhe, madje as në qarqet tona, nuk ka kaluar pa keqkuptime. Sot nuk gjejmë shkrime të këtilla që trajtojmë çështje të interesit të përgjithshëm kulturor. Në vend të këtyre qasjeve kritike gjejmë, e shumta, polemika që kanë shtysë përplasjet personale ndërmjet intelektualëve.

Shkrimet e tjera janë të periudhave të mëvonshme dhe kryesisht të viteve të fundit. Ndër to spikatin dy studime, që marrin parasysh përbërësit mitologjikë dhe epikë në vepra të autorëve të njohur shqiptarë. Fjala është për studimet “Subjekte mitologjike në rrëfimet e Mitrush Kutelit” dhe “Eposi i kreshnikëve në romanet e Rexhep Qosjes”, të cilat shquhen për një analizë shteruese të krijimtarisë sonë orale në veprat e autorëve të veçantë, për rolin që kanë pasur ata në tërësinë e veprës artistike etj. Rrustem Berisha ka dëshmuar njohjen e veçantive të këtyre dy formave të krijimit (kolektive-autoriale) dhe të lidhjeve ndërmjet tyre. Në dy shkrime të tjera objekt interesimi është bërë vepra shkencore e Bajram Krasniqit dhe veçantitë e personalitetit të tij prej intelektuali të shquar.

Gjithashtu me interes janë edhe vështrimet për krijimtarinë letrare të Zekerija Rexhës, Rexhep Qosjes, Nexhat Halimit, Shefkije Islamajt dhe Fatmire Durakut, në të cilat del në pah sidomos zotësia e autorit për të vlerësuar, krahas veprave të dëshmuara, edhe prurjet e reja në letërsinë shqipe.

Një varg shkrimesh të një natyre tjetër marrin në shqyrtim vepra publicistike e historiografike për vepra të autorëve si Rexhep Qosja, Sadri Fetiu, Dilaver Goxhai etj.

Përgjithësisht vepra “Shenjëzime leximi” është një përmbledhje kontributesh të nduarnduarta, sikundër janë studimet, vështrimet, recensionet, esetë etj. që u kushtohen materieve po ashtu të ndryshme të kulturës sonë dhe të kaluarës sonë kombëtare. Rrustem Berisha, nëpërmjet kësaj vepre, na dëshmon se jeton me vlerat kulturore e letrare të Kombit, por edhe se preokupohet me të kaluarën dhe fatin e tij. Është një vepër e shkruar për më shumë se gjysmë shekulli, në të cilën shpaloset rrugëtimi dituror, që ka shënuar rritje deri në ditët e sotme, por dhe dashuria për kulturën e të kaluarën kombëtare që shfaqet si konstante e pandryshueshme./ KultPlus.com

‘Anibar’ sjellë Animacione Holandeze

Festivali Ndërkombëtar i Animacionit ‘Anibar’, në edicionin e tij të 8-të, do të sjellë edhe dy programe speciale dhe një retrospektivë, të cilat janë kuruara nga programorja holandeze, Tunde Vollenborek, shkruan KultPlus.

Programet Speciale janë të kuruara në linjat e Animacionit ‘Light’ Holandez dhe Animacionit ‘Dark Holandez’, ku e para përfshinë animacione më qesharake dhe të lehta, ndërsa e dyta do të shfaqë filma me tone më serioze.

Përveç dy programeve speciale, ‘Anibar’ sjellë edhe Retrospektiën Holandeze, e cila do t’i dedikohet studios ‘Frame Order’ që është e njohur për animacione të shkurtra me humoristike dhe të veçanta.

Joost Lieuwma, një nga udhëheqësit e ‘Frame Order’ do të jetë i pranishëm natën që do të shfaqet Retrospektiva Holandeze në qytetin e Pejës, ku të nesërmen edhe do të diskutojë më shumë, lidhur me rolin e filmave të animuara në krijimin e komedisë.

Sjellim orarin e plotë të Animacioneve Holandeze dhe Retrospektivës Holandeze:

Animacioni Light Holandez 20 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Animacioni Dark Holandez 29 gusht, 12:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Retrospektiva Frame Order dhe Q&A 16 gusht, 14:00, Kinema Jusuf Gërvalla
Bisedë me Joost Lieuwma në Coffee and Talks: 17 gusht, 13:00, Exit Bar
Punëtori me Rense Mijnheer: 15 deri 19 gusht, 10:00-17:00, Teatri Istref Begolli

Pjesë tjetër e fokusit Holandez në ‘Anibar’, është një punëtori me Renske Mijnheer, ku ai do të krijojë animacione me disa objekte dhe materiale karakteristike nga e kaluara. Fokusi në Holandez në ‘Anibar’ është i mbështetur nga Ambasada Holandeze në Kosovë. /KultPlus.com

Anna Oxa, rebelja shqiptare që i dha jetë një stili muzikor në Itali (VIDEO)

Një ndër këngëtaret më të respektuara në Itali, për fatin tonë është me origjinë shqiptare.

Iliriana jonë ka vite që njihet në Itali me emrin Anna Oxa, në të cilin emër ajo edhe ka ndërtuar karrierën e saj muzikore.

Sot 56 vjecare, Anna Oxa ka ditur të ndërtojë personalitetin e saj. Fituese dy herë e festivalit Sanremo – festivali më prestigjioz i muzikës në Itali, pjesëmarrëse në Eurovizion për Italinë, Anna Oxa është një rebele në stilin e saj muzikor por edhe një grua e cila kur del në televizion, është gjithmonë kryesorja e natës.

https://www.youtube.com/watch?v=1NIRfFsoF8U

Aktive në muzikë qysh në vitin 1978, Iliriana ka lindur në Bari të Italisë. Me babanë nga Kruja dhe nënën italiane, ajo debuton në Sanremo me këngën “Un Emozione Da Poco” dhe që atëherë, Anna Oxa del në skenë dhe italia mahnitet.

Ajo ka realizuar mbi 15-të albume në karrierën e saj muzikore, secili i radhitur mirë e më mirë në Evropë. E nisi me albumin “Oxanna” më pas me “Oxa”, “Pensami per te”, “Di Questa Vita”.

Ajo fitoi dy herë në festivalin e San Remos : në vitin 1999 me këngën “Senza pietà” dhe në vitin 1989 me “Ti lascerò” (duet me Fausto Leali). Me Fausto Leali-n në vitin 1989 mori pjesë në Eurovision, ku ata përfaqësuan Italinë me këngën “Avrei voluto” dhe morën vendin e nëntë. Ajo ishte prezantuese e festivalit të San Remos së bashku me Pippo Baudo në vitin 1994. Ishte po ashtu ndër të tjera edhe moderatore e shfaqjes së njohur italiane “Fantastico” në vitet 1988 dhe 1989. Në vitin 1979 mori pjesë në filmin “Maschio, femmina, fiore, frutto” nën regjinë e Ruggero Miti-t, shkruan KultPlus.

Në një intervistë në vitin 2010 ajo tregoi se ka qenë në Shqipëri disa herë, në Tiranë dhe sidomos në Krujë dhe i pëlqen shumë vendi i origjinës së babait të saj. / KultPlus.com

I Tretuni

Poezi e shkruar nga shkrimtari Ndre Mjeda.

Nuk kalon nji natë e n’andërr
porsi zgjandërr
e shof nanën këtu përbri;
me krye vjerrte, me lot për sy
rri tue shfry
njat idhnim që don me e gri
Ndejun m’duket prap te votra
ku me motra
n’dritë t’kandilit qepte e arnote
por njat gaz ka që i shndritte
kur goditte
petkat e djalit e shendote
Kqyr njat vend ku n’mbramje rrishe
kur nuk kishe
fije idhnimi nëpër ftyrë
e ngurron, si t’kenke gurit
e, pshtetë murit
lot’ i dalin rrkaje tuj kqyrë
“T’kishe dekë ma mirë, o i mjerë –
thotë sa herë, –
Afër nanës qe t’desh e t’ruejti;
t’kishe mbyllë me duer te mia
këtu te shpia
njata sy qe mordja shuejti
Afër vorrit tand nan-shkreta
porsi bleta
ishte sjellun tue gjimue
e n’at bar qe kishte qitë
për gjithë ditë
ndonji lule kish kerkue…”
…E mandej, si del nji krue
tue bumue
rreth e rreth prej brijes s’malit
rrkaj i ulen lot’ per rrudha
– Nuk asht udha
nanë, m’u idhnue per t’zeza t’djalit
Kur n’kët shekull n’drit’ e qite
kur e rrite
me njat mund qe nep hitia (kujdes i madh)
“Nji nanë tjetër, – thoshe, – ke,
bir n’kët dhe
nana jote a shqiptaria
Mend e zemër për të shkriji
e përtriji
nam e lavd kur t’i vijë dita”
Mbas fjalësh t’tua përherë shkova
e t’ndigjova:
shqiptarin’ nuk e korrita.

‘Your Song’ e Rita Orës arrin 100 milion shikime në Spotify (FOTO)

Pas dy vitesh pauzë në skenën muzikore, Rita Ora dy muaj më parë u rikthye me ‘Your Song’, e cila rezultoi suksesshëm, pasi ajo ishte shumë aktive në promovimin e këngës së re, duke marrë pjesë në shou dhe emisione të njohura botërore, ku performoi
‘Your Song’ në versione nga më të veçantat, shkruan KultPlus.

Përveç rreth 22 milionë klikimeve në YouTube në versionin audio dhe më shumë se 10 milionë klikimeve sa mblodhi videoklipi i ‘Your Song’, Rita tani i është gëzuar edhe një suksesi tjetër të cilin e arriti me singling e fundit.

‘Your Song’ ka marrë edhe 100 milion shikime në Spotify, shërbim i njohur i muzikës digjitale, i cili ofron qasje në milona këngë, shkruan KultPlus.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, këtë e bëri të ditur përmes llogarisë së saj në Instagram. ‘100M shikime për Your Song në Spotify. Falemnderit’, ka shkruar ajo. /KultPlus.com

Agim Vinca sjellë të ribotuar librin ‘Shqiptarët mes mitit dhe realitetit’

Shkrimtari dhe intelektuali i shquar, Profesor Agim Vinca, vjen me librin e tij më të ri “Shqiptarët mes mitit dhe realitetit”, shkruan KultPlus.

Ky është në të vërtetë botimi i tretë i këtij libri, botimi i parë i të cilit pati dalë njëzet vjet më parë te shtëpia botuese “Shkupi” nga Shkupi, ndërsa botimi i dytë i tij ishte botim elektronik i edituar nga shtëpia botuese “Filozofia urbane” Prishtinë. Botimi i tretë i këtij libri, që ka gjithsej 312 faqe, është botim i shtëpisë botuese “Artini” nga Prishtina.

Recensentët e këtij libri, qysh nga botimi i parë i tij (1997), Hydajet Hyseni dhe i ndjeri Arbër Xhaferi. Hydajet Hysëni ndër të tjera shkruanë se edhe si poet edhe si publicist Agim Vinca, i mbetet besnik porosisë poetike të Hygoit, për të mos ndalur rrugën drejt pushtimit të lirisë, të së drejtës dhe së vërtetës.

“Agim Vinca i takon grupit të vogël të intelektualëve shqiptarë, të cilët patën guxim të flasin edhe në kohën e heshtjes së madhe. Ai i takon grupit të atyre që do të mund t’i quanim ‘gjahtarë të frikës’. Duke qenë ‘gjahtar i frikës’ dje, autori i këtij libri ka gjasa të bëhet sot (dhe nesër) ‘gjahtar i marrëzisë’”, shkruan Arbën Xhaferi.

“Libri “Shqiptarët mes mitit dhe realitetit” përbëhet nga artikuj, ese, vështrime, trajtesa dhe intervista, që i lidh një fill i përbashkët, i cili sugjerohet qysh në nëntitullin e librit: “Shënime rreth historisë, mendësisë dhe poIitikës shqiptare”. Pas “Fjalës së autorit”, të shkruar enkas për botimin e dytë (elektronik) dhe një teksti për Himnin Kombëtar të shoqëruar me tekstin e tij autentik (edhe në faksimil), pason studimi i gjerë me titull “Bashkimi I shqiptarëve në një shtet – e vetmja zgjidhje e drejtë e çështjes kombëtare shqiptare”, i shkruar për librin “Kombi. Rrugët e bashkimit shqiptar” (1998), në të cilin qenë marrë opinionet e 22 intelektualëve eminentë shqiptarë për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare.

Në këtë libër ka edhe shumë shkrime që trajtojnë aspekte të çështjes shqiptare në Maqedoni si një segment i rëndësishëm i çështjes shqiptare në përgjithësi./ KultPlus.com

Përurohet Qendra e Kulturës në Vuthaj

Në fshatin Vuthaj të Plavës e Gucisë është përuruar Qendra e Kulturës. Investimi prej 129 mijë euro është bërë nga mërgimtaret e këtij fshati që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesisht dhe në vendet e Evropës.

Shiritin e preu regjisori kosovar me prejardhje nga Vuthaj, Isa Qosja dhe në emër të akademikut Rexhep Qosja, lexoi një letër meqë nuk mund të ishte prezent. Akademiku Qosja e quajti ketë investim vepër patriotike dhe rrëfim të atdhedashurisë.

Në përurim foli edhe pasardhësi i patriotit Jakup Ferri, profesor Naser Ferri, shkruan rtv21.tv. Ai i përgëzoi Vuthjanët për ketë vepër duke uruar që Qendra e Kulturës të ketë sa më shumë gëzime.

Qendra e Kulturës në Vuthaj do të përdoret si vend për ngjarje kulturore, për tubime të ndryshme, festa apo të pame për vdekje, ku poashtu do t’i ndërtohet dhe morgu. Veprimtarët që e bënë të mundur ketë investim, ndër të tjerë Esat Gjonbalaj dhe Vesel Qosaj i falënderuan të gjithë ata që dhuruan nga buxheti i tyre./ KultPlus.com

Coldplay homazh për Chester Bennington gjatë koncertit të tyre në New Jersey

Për grupin muzikor Coldplay muaji i gushtit u hap me etapën e parë veriamerikane të turit të tyre të mbajtur në MetLife Stadium të East Rutherford, në New Jersey.

Përveç sukseseve të tyre më të njohura dje dhe sot, grupi britanik i bëri homazh edhe Chester Bennington, këngëtarit të Linkin Park, që ndërroi jetë në 20 korrik 2017.

I ulur në piano, Chris Martin interpretoi një kover të “Crawling”, një nga këngët në përbërje të albumit “Hybrid Theory”, të cilën Chester dhe grupi i tij i prezantuan publikut ne vititn 2000.

Kujtimi i Coldplay krijoi një atmosferë pothuajse joreale në stadium, ku për një moment nostalgjia dhe emocioni mallëngjyen të gjithë./KultPlus.com

80 vjet nga vdekja e Ndre Mjedës

Ndre Mjeda ishte një nga patriotët, studiuesit dhe deputetët ndër më të njohur shqiptar. Ai lindi në Shkodër më 20 Nëntor 1866.

Mësimet e para i ndoqi po në vendlindje dhe edukimi i tij u influencua nga Urdhri i Jezuitëve. Nën Urdhrin e Jezuitëve në pranverë të 1880-s, Mjeda studioi për tre muaj në fshatin Cossé-le-Vivien, Laval, një qytet në veriperëndim të Francës. Në vitet e mëvonshme ai ndoqi studimet për letërsi në manastirin Kartakuzian të Porta Coeli në veri të Valencias.

Më pas Mjeda studioi teologji në Kolegjin e Jezuitëve në Krakov, Poloni, ku gjithashtu shërbeu edhe si bibliotekar në kolegjin Gregorian të Kraljevicës. Gjatë studimeve në Poloni, Mjeda u caktua edhe si profesor i logjikës dhe metafizikës në këtë universitet. Gjatë kësaj periudhe Mjeda filloi të shkruante në vargje për Çështjen Kombëtare Shqiptare, duke përfshirë edhe poemën e tij të njohur dhe melankolike “Vaji i Bilbilit” publikuar më 1887, ku ndjehet fryma patriotike dhe notat e përmallimit, që shquanin paraardhësit e tij L. De Martini, N. Bytyçi, etj. Gjithashtu botim i kësaj periudhë është edhe poema “Vorri i Skëndërbeut”,e cila si temë qëndrore ka emigrimin e shqiptarëve pas vdekjes së Skëndërbeut. Mjeda do të njihet me kryeveprën “Juvenilja”. Më 1911 ai shkroi poemën “Liria”. Gjithashtu për letërsinë Shqiptare janë të njohura edhe disa nga poemat e tij si “Scodra”, “Lissus”, “Malli për Atdhe”.

Kontributi i Mjedës, përveçse në fushën e poezisë do jetë mjaft i vlefshëm dhe i vyer në fushën e Albanologjisë, ku përmendim vepra të tilla si: “Mbi Shqiptimin e qellzoreve ndër dialektet e ndryshme të gjuhës Shqipe”. Më 1901 së bashku me vëllain e tij, Lazër Mjeda, themeloi shoqërinë kulturore “Agimi”. Më 1908 në Kongresin e Manastirit u zgjodh anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit të njësuar të shqipes, ku u dallua si përkrahës i Alfabetit Shqiptar, krahas patriotëve të tjerë të shquar. Gjatë viteve 1916-1917 ishte anëtar i Komisisë Letrare. Në periudhën e hovit të lëvizjes demokratike (1920-1924), Ndre Mjeda mori pjesë aktive në jetën politike të kohës dhe u zgjodh deputet. Pas dështimit të Revolucionit Demokratik u tërhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtë në Kukël. Në vitet 1930-1932 transkiptoi pjesërisht veprën e Bogdanit dhe të Budit, gjithashtu shkroi edhe për dialektin Shqiptar të Istrias. Deri në fund të jetës Mjeda shërbeu si mësues në Kolegjin Jezuit të Shkodrës. Ai vdiq më 1 gusht 1937. Mjeda do të kujtohet si një nga patriotët dhe shkrimtarët më të shquar Shqiptar me një kontributi të paharruar. / KultPlus.com

Shpallen juritë e Dokufest

Dokufest ka shpallur emrat e anëtarëve të jurisë së këtij edicioni. Nëpërmjet gjashtë kategorive, kjo përzierje eklektike e profesionistëve dhe entuziastëve të filmit do të shikojnë dhe përzgjedhin filmat e tyre të preferuar nga 102 sa janë në garë, përcjellë KultPlus.

BALKAN DOX

Karen Cirillo është një krijuese dhe programuese multi- mediale e specializuar në filma të shkrutër jo-fiksion. Megjithëse një njujorkeze, ajo aktualisht është e vendosur në Stamboll, ku punon për Qendrën Rajonale të UNDP-së për Europën dhe Azinë Qendrore si një komunikuese dhe një specialiste e multimedias. Ajo themeloi dhe kuron Doxita, një program udhëtimi i kinemasë të shkurtër jo-fiksion. Ajo ishte Programuese e Filmave të Shkurtë për Festivalin True/False, Drejtoreshë e Asociuar – Programim për Festivalin e Filmit të Plotë të Kornizës, dhe ka programuar për festivale dhe organizata të tjera, duke përfshirë edhe Duke University Screen Society. Ajo më parë ka punuar për UNICEF ku menaxhoi një iniciativë transmetimi ndërkombëtar të fëmijëve dhe projektin global OneMinutesJr, duke bashkëpunuar me artistë për të prodhuar punëtori me të rinj në mbarë botën.

Mimi Brody është një programuese e filmit dhe kuratore për festivalet e filmave dhe filmat kinematikë. Ajo ka punuar me festivalet e filmave San Francisco International dhe Los Angeles, me Festivalet e Filmit dhe Televizionit të UCLA-s, Block Cinema dhe më së fundi si Programues i Festivalit të Filmit AFI DOCS në Uashington, DC.

Ognjen Glavonić (1985, Jugosllavi) u diplomua në drejtimin e Filmit dhe Televizionin në Fakultetin e Arteve Dramatike në Beograd. Filmat e tij të shkurtër janë shfaqur në më shumë se 50 festivale ndërkombëtare të filmit. Dokumentari i tij i mesëm i gjatë Zivan Makes a Punk Festival u shfaq në IFF Rotterdam, Cinéma du Réel, IndieLisboa, CPH: DOX, ndër të tjera. Depth Two u shfaq në Berlinale në vitin 2016, dhe është dokumentari i parë i Ognjen-it. Deri më tani është shfaqur në 50 festivale, duke fituar çmimet e Grand Prix në Festival dei Popoli (Itali), ZagrebDox (Kroaci), Open City Documentary Festival (Britani të Mashe), Dokufest (Kosovë), Message to Men (Rusi) Kasseler Dokfest (Gjermani), Belgrade Documentary and Short Film Festival (Serbi) dhe Atlantida Film Festival (Spanjë). Glavonić është aktualisht në fazën e post-produksionit të filmit të tij të parë fiction The Load. Ai është drejtor dhe bashkë-themelues i Festivalit të Filmit Pançevo (Serbi).

GREEN DOX

Bilge Ebiri është një kritik dhe shkrimtar i filmit për Village Voice. Puna e tij është shfaqur gjithashtu nëNew York Magazine, në Rolling Stone, në New York Times, në Criterion Collection dhe në vende të tjera.

Riina Zachariassen u trajnua si avokat në universitetet e Kopenhagës dhe Edinburgut dhe u bashkua me Copenhagen Film Festivals (CPH: DOX & CPH PIX) në 2006 si Menaxhere e Industrisë. Në vitin 2012 ajo filloi prodhimin e filmave fiction dhe dokumentarë. Në mesin e titujve të tjerë ajo bashkë-prodhoi MOUNTAIN Yaelle Kayam (Venecia dhe Toronto IFF 2015), prodhoi OBAIDAH ZYTOON & Andreas Dalsgaard & THE WAR SHOW dhe filmi i saj i parë DRIB pati premierën në SXSW dhe CPH: DOX në vitin 2017.

Uta Ibrahimi ka lindur në Kosovë. Ka punuar në fushat e marketingut deri në vitin 2015 kur ajo e la punën dhe nisi një udhëtim e saj të ri si një alpiniste dhe udhërrëfyes. Sot, Uta po ndjek projekte të ndryshme turistike siç janë Projekti Via Dinarica dhe Reel Rock Festival. Ajo është pronare e një kompanie që ofron turne në natyrë në Ballkan. Në maj të vitit 2017, Uta u bë gruaja e parë shqiptare të arrijë në majën e malit Everest 8848m. Qëllimi i saj është të vazhdojë të ngjitet në majat e tjera 8000m, të rrezatoj pozitivitet dhe të ekspozojë bukurinë e Kosovës.

INT’L DOX

Carmen Grey ka lindur në Zelandën e Re dhe tani jeton në Berlin. Ajo ka qenë kritike dhe gazetare për më shumë se një dekadë dhe ka shkruar botime për The Guardian, The Observer, Sight & Sound, Screen International, The Calvert Journal, Filmmaker Magazine dhe Sirp Estonia. Ajo është ish-redaktore e revistës “Dazed & Confused” në Londër. Ajo është gjithashtu një programuese e filmit dhe aktualisht është në përzgjedhje të komisionit për Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër Winterthur në Zvicër. Ajo rregullisht ligjeron punëtori me shkrime për kritikët e rinj në Poloni, Estoni dhe Serbi.

Cíntia Gli Diplomoi në Filozofi në Universitetin e Portso pasi mori pjesë në kursin e Kinemasë në Shkollën Portugeze të Kinemasë dhe Teatrit. Ka punuar si një studiuese për një tezë të doktoraturës në Grupin Hulumtues të “Aesthetikës, Politikës dhe Arteve” të Institutit Filozofik të Universitetit të Portos. Ndërmjet viteve 2001 dhe 2007 ka punuar në prodhimin e disa filmave. Ajo gjithashtu ka dhënë mësim në Shkollën e Filmit dhe Dokumentarin e Kinemasë të Abrantes. Cíntia ishte anëtare e komitetit për përzgjedhjen e festivalit “Vila do Conde Shortfilm”. Që nga viti 2012 ajo është bashkëdrejtuese e Doclisboa, si për drejtimin artistik ashtu edhe për atë ekzekutiv. Që nga viti 2015, ajo është gjithashtu anëtare e bordit të Shoqatës Dokumentare të Apordoc-Portugalisë.

Melody Gilbert është një regjisore dhe profesoreshë e filmit, e cila ka drejtuar, prodhuar, xhiruar (dhe nganjëherë redaktoi) shtatë filma dokumentarë që nga viti 2002 përmes kompanisë së saj të prodhimit Frozen Feet Films. Të gjitha filmat e Melody kanë shfaqur premierën në festivale prestigjioze të filmit dhe janë transmetuar ndërkombëtarisht. Melody është gjithashtu një edukatore e cila ka ligjeruar klasë për filmat dokumentarë në Universitetin Amerikan në Bullgari për katër vjet. Aktualisht ajo mëson klasa master dhe workshope të tilla si “Documentary Boot Camp “, duke punuar me regjisorët e tjerë të rinj dhe duke avanduar më tutje prodhuesit e filmave në rritje në mbarë botën.

Rodolfo Castillo-Morales: regjisor dhe programues meksikan. Ka marrë pjesë në disa filma të shkurtër dokumentarë dhe fiksion si producent, drejtor, drejtor i fotografisë dhe redaktor, si dhe drejtor i fotografisë në veçoritë dokumentare. Ai gjithashtu ka përvojë në reklama, televizion, video muzikore dhe përmbajtje interneti. Ai shfaqi shfaqjen e tij të dokumentarit debutues në vitin 2013, The Wind’s Song, i cili u shfaq në mbi 20 festivale dhe shfaqje të përkushtuara për çështjet indigjene në mbarë botën. Aktualisht ai punon si Koordinator i Programimit të DocsMX (i njohur më parë si DocsDF), Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar i Qytetit të Meksikës që nga viti 2011.

Wood LIN Lindur në 1981, Wood LIN mori diplomën e tij Master nga Instituti i Studimeve Sound dhe Imazhit në Tainan National University of Arts. LIN është një kritik i filmit dhe organizator i festivalit i specializuar në dokumentar. Ai ishte pjesë e jurisë së Golden Horse Award, DMZ IDFF, IFF Rotterdam, Jihlava IDFF dhe Hong Kong IFF. Ai tani është drejtor ekzekutiv i Bashkimit të Filmit dokumentar të Tajvanit dhe drejtori i programit të Festivalit Ndërkombëtar të Dokumentarëve të Taivanit.

HUMAN RIGHTS DOX

Laura Limani është redaktore, shkrimtare dhe hulumtuese e bazuar në Prishtinë, Kosovë. Ajo është kryeredaktore e Prishtina Insight, një revistë online në anglisht e botuar nga Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese në Kosovë. Ajo gjithashtu kontribuon si redaktore në zinën e pavarur Lirindja dhe si një bashkëpunëtore kërkimore me Iniciativën e Historisë Orale të Kosovës.

Mante Valiunaite është një programuese në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar për të Drejtat e Njeriut “Filmat e Papërshtatshëm” dhe Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Vilnius “Kino pavasaris”. Ajo është lektore në Akademinë Lituaneze të Muzikës dhe Teatrit. Përveç kësaj, Mante koordinon projekte të ndryshme në OJQ “Meno avilys”, e cila punon gjerësisht në trashëgiminë dhe arsimin e kinemasë. Ajo është gjithashtu një kritike e filmit dhe shkruan rregullisht për revistën “Kinas” dhe “7 Days of Art”.

Miranda Pennel fillimisht u trajnua për valle bashkëkohore para se të bënte filma dhe më vonë studioi antropologji vizuale. Filmat dhe videot e saj që eksplorojnë forma të ndryshme të performancës kolektive, qoftë të valltarëve, ushtarëve apo mundësve, janë transmetuar gjerësisht ndërkombëtarisht dhe janë paraqitur në kontekste të festivalit dhe galerisë. Filmat e saj të fundit përdorin material arkivor si pikënisje për një reflektim mbi imagjinatën koloniale. Filmi i saj Pse u zhduk kolonel Bunny (2010) shqyrton takime koloniale në kufijtë afgane në fillim të shekullit të 20-të. Host (2015), një film ese që heton imazhet nga arkiva e kompanisë anglo-iraniane të naftës (now BP), fitoi çmimin Punto de Vista për filmin më të mirë (Pamplona) në vitin 2017.

INT’L SHORTS

Afolabi (Afo) Kuti është producent fitues i çmimit BAFTA i cili filloi karrierën e tij të filmit duke punuar në botën e festivaleve të filmit për Sundance dhe BFI London Film Festivals. Përvoja e tij përfshinë shitjet ndërkombëtare të filmit, shpërndarjen, publicitetin, edukimi për filmin dhe prodhimin e tyre duk punuar për kompani të tilla si Number 9, Salt dhe DDA PR. Në maj 2012 ai u zgjodh si një nga udhëheqësit e Screen International 50 Future në film. Tani, duke punuar si producent nën kompaninë e tij Broedmachine, Afo ka projekte në zhvillim me BBC Films, Ffilm Cymru, Ingenious dhe Revolution Films. Në vitin 2017, Afo ka prodhuar filmin e shkurtër HOME, fitues i BAFTA nga regjisori/shkrimtari Daniel Mulloy dhe filmin I AM NOT A SERIAL KILLER me regji të Billy O’Brien.

Jasmin Basic, historian dhe programues i filmit, Master i Arteve në Kinema dhe Anglisht. Bashkëpunime me disa festivale, në Zvicër dhe jashtë saj: Visions du Réel Nyon, Kinema Tous Ecrans, Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Splitit, Ambulante Mexico, NIFFF Neuchâtel, Animafest Zagreb, Festivali Ndërkombëtar i Filmit dhe Forumi për të Drejtat e Njeriut Gjenevë, Solothurn Film Festival, Fantoche dhe Internationale Kurzfilmtage Winterthur. Ajo ka kuruar retrospektivat për Michael Mann, Charles Burnett, David Cronenberg, Michael Snow, Harun Farocki, Atom Egoyan dhe për Yugoslav Black Wave dhe ka zhvilluar programe dhe ngjarje të fokusuara në seritë televizive ndërkombëtare. Ajo ishte eksperte e caktuar për Zyrën Federale Zvicerane të Kulturës për dramë dhe seri televizive dhe anëtare e Bordit të Komisionit të Filmit të Gjenevës.

Trimor Dhomi, kompozitor i rreth 100 filmave dhe veprave teatrore, zhanre të ndryshme nga muzika dhome, simfonike deri te baletet moderne, opera dhe muzikël. Komozoi muzikën për SHOK – film i nominuar për Oscar për Best Live Action Short 2016. Ligjëron muzikë për filmin dhe teatrin në të dy Universitetet Shtetërore të Prishtinës dhe Pejës.

NATIONAL

Astrit Kabashi I lindur në vitin 1975 në Pejë, Kosovë. Ka mbaruar studimet Bachelor dhe Master në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2003 filloi të punojë si asistent i profesorit në Fakultetin e Arteve, dhe tani vazhdon të punojë si profesor. Ai luajti në teatër, kryesisht në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Kabashi luajti gjithashtu në filma, si: “Sonte është anuluar” nga Brendan Grant, “Kaseta e dasmës” nga Ariel Shaban, “Vdekja nga ngulfatja” nga Visar Morina, “Shok” nga Jamie Donoghue, “Exit” nga Lendita & Blerta Zeqiraj, “Tytgat Chocolat” nga Marc Bryssinck dhe Filip Lenaerts, “Babai” nga Visar Morina dhe kohët e fundit “Fusha e mëllenjave” nga Arzana Kraja. Ai u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e tij në filmin “Babai” në Mynih Film Festival, Gjermani. Si dhe aktori më i mirë në Angers Premier Plans Festival Evropian.

Iris Elezi studioi teorinë e filmit dhe kritikën, antropologjinë dhe studimet e grave para se të përfundonte studimet e saj të filmit në NYU në 2001. Një seri e dokumentacionit të saj të Balkan-it UNDER CONSTRUCTION (2007) u transmetua në televizionet kryesore rajonale me episodin e saj “Heroët e Flakshëm” Nga Amnesty International, duke u bërë pjesë e shfaqjeve ‘Films that Matter”. Debutimi i saj, BOTA (2014), një bashkëprodhim shqiptaro/italian/kosovar, mori tetë çmime ndërkombëtare në mbarë botën dhe u bë filmi përfaqësues i Shqipërisë për çmimin e Akademisë Amerikane në 2016. Së bashku me arkivisten amerikane, Regina Longo dhe filmistin Thomas Logoreci, Iris themeloi në vitin 2012, Projektin e Kinemasë Shqiptare, një iniciativë për të rivendosur dhe promovuar kinemanë shqiptare.

Jing Hasse është Menaxher i Tregut në Nordisk Panorama, një organizatë jofitimprurëse e dedikuar për promovimin e filmave nordik dhe dokumentar. Çdo vit Nordisk Panorama organizon festivalin e filmit Panorama Nordisk, duke shfaqur filma të shkurtra dhe dokumentarë më të mirë nga pesë vendet nordike. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, Jing ka organizuar Tregun e NP-së, dhomën e ekranit në internet dhe një seri bisedimesh me profesionistë të tregut, si dhe ka promovuar filma të regjistruar në Nordisk Panorama ndërkombëtarisht dhe ka ofruar këshilla për shpërndarjen ndërkombëtare të filmave të shkurtër. Nga gushti Jing do të shkojë në aventura të reja si menaxher i festivalit për filma të shkurtër dhe dokumentarë në Institutin e Filmit Suedez. / KultPlus.com

Ky është stërnipi i Aleksandër Moisiut, i cili ka luajtur edhe në filmin e Tarantinos

Gedeon Burkhard është aktor i njohur që ka luajtur në shumë projekte filmike, fillimisht në Gjermani e më pas edhe në filma shumë të njohur, shkruan KultPlus.

Në biografinë e tij, duke përfshirë edhe profilin e tij zyrtar në IMDb, përmendet fakti se Burkhard është stërnipi i aktorit të njohur shqiptar Aleksandër Moisiut.

Ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur edhe në filmin e famshëm të regjisorit të njohur botëror Quentin Tarantino “Inglourious Basterds”.

Gedeon Burkhard edhe në profilin e tij në facebook vite më parë kishte shpërndarë një fotografi të Aleksandër Moisiut, duke thënë se është stërgjyshi i tij./KultPlus.com

Zëri origjinal i Aleksandër Moisiut, i regjistruar në vitin 1912 (VIDEO)

Aleksandër Moisiu është një ndër figurat më të rëndëishme të kombit shqiptar, shkruan KultPlus. Ai në moshën 19 vjeçare kishte shkuar në Vjenë, ku me ndihmën e  Jozef Kainc  iu përkushtua aktrimit.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”. Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore  si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicwr. Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në  Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij./KultPlus.com

Sidrit Bejleri: Muzika që po ju serviret fëmijëve po shkatërron brezin e sotëm

Këngëtari Sidrit Bejleri ka kërkuar vëmendje përmes një statusi në Facebook, duke kërkuar nga prindërit që t’i kontrollojnë fëmijët e tyre në atë se çfarë muzike po dëgjojnë. Sipas Bejlerit, muzika që sot të rinjtë dëgjojnë po i degjeneron ata, pasi aty po promovohet droga, prostitucioni dhe lakuriqësia, shkruan KultPlus.

Shkrimi i plotë i Sidrit Bejlerit:

Nuk është hera e pare që e them:
Ju lutem prindër, kontrolloni fëmijët çfarë shohin dhe çfarë dëgjojnë, sepse këtu zë fill brumosja e tyre dhe ajo çfarë do bëjnë në të ardhmen. Po ju serviret “muzikë” që nuk është muzikë, nga njerëz që i thonë vetes “artistë”. Tekste bastarde që i “shkruajnë” tipa që dyshoj në dinë të shkruajnë edhe emrin e tyre. Kuptojeni një herë e mirë që ata duan të shesin “muzikën” dhe “tekstet” e tyre, por po shkatërrojnë brezin e sotëm dhe jo vetëm. Fëmijë dhe adoleshentë që këndojnë me shpirt llumin që përçohet nga tregtarë të shpifur që në thelbin e ditës së tyre kanë vetëm paranë, duke harruar se kanë fëmijë vete ose do kenë një ditë.
Po na krijojnë modë dhunën, po na i thurin lavde drogës, prostitutave dhe lakuriqësisë. Po mundohen të na mbushin mendjen se e keqja është e mirë, se alkooli dhe droga të burrërojnë, se imoraliteti duhet të jetë kult i ditëve tona duke harruar që familja është e shenjtë dhe një ditë nuk do donin as ata që t’u cenohej.
Sot gjykoj si prind, por edhe si një person që para pothuaj 20 vitesh isha në moshën e atij djali që mbrëmë ndërroi jetë nga një zënkë banale…
Nuk do i uroja askujt të ishte në vendin e familjes së viktimës ose të vrasësit!
Kontrollojini që në fëmijëri!
Muzika është profesioni im dhe ndikon shumë, më besoni. Mesazhi i saj kthehet në mënyrë të jetuari dersa njeriu fillon dhe kupton realisht, pra piqet!
Të gjithë duam më të mirën për fëmijët tanë.
Gjërat e mëdha bëhen duke filluar nga të voglat!
Drejtojini tek e Vërteta, larg gënjeshtrave të përditshme që gjenerojnë vetëm urrejtje dhe shkatërrim të vlerave!
Helmimit të trupit edhe mund t’ja gjejmë ilaçin, por helmimi i shpirtit vetëm në një vend e ka shërimin. / KultPlus.com

Kosova drejt garës për Oscars, QKK hapë thirrjen për aplikim

Qendra Kinematografike e Kosovës ka hapë thirrjen për aplikim, për propozimet e filmave të metrazhit të gjatë, në kategori për çmimin për filmin më të mirë të huaj për çmimin Oscar, shkruan KultPlus.

“Të drejtën e konkurimit e kanë të gjithë filmat nga Kosova që janë shfaqur apo do të shfaqen për shtatë ditë rresht në kinematë e Kosovës duke filluar nga data 1 Tetor 2016 dhe jo më larg se data 30 Shtator 2017 dhe të cilët i plotësojnë kushtet e tjera të vëna nga “Academy of Motion Picture Arts and Sciences””, është thënë në njoftimin e QKK-së, mirëpo edhe pse  thirrja është hapur, jo ndonjë film kosovar, tash për tash është prezantuar në kinema.

Filmat që kanë pasur premierën këtë vit, por që ende nuk i kanë plotësuar kriteret e Akademisë, janë filmat “Eho”, me regji të Dren Zherkës dhe filmi “T’padashtun”, me regji të Edon Rizvanollit.

Ndërkohë, ka edhe filma të tjerë që janë në proces e sipër të përfundimit të projekteve, por nëse do të arrijnë që të përmbushin këto kritere, mbetet të shihet. /KultPlus.com

Mahnituni me fotografitë e vitit nga revista prestigjioze ‘National Geographic’ (FOTO)

Revista prestigjioze ‘National Geographic’ përzgjedh çdo vit fotografitë më të mira të realizuara nga lexuesit e saj, për të cilat ekziston edhe një kategori e veçantë ku ndahen shpërblime vjetore për fotografitë më spektakulare.

Një person që po bënte surf, një fushë futbolli në një perspektivë të paparë ndonjëherë e shumë fotografi të tjera ua kanë bërë gjyqtarëve punën shumë të vështirë për të përzgjedhur fituesit.

National Geographic është revistë me traditë disa dekadëshe që shtypet në shumë gjuhë të botës. Për të marrë pjesë në kompeticionin për fotografitë më të mira, autorët duhet të dërgojnë fotografi që janë bërë me metodë manuale me aparate fotografike profesionale, pra pa ndihmën e teknologjisë që rregullon hyrjen e dritës në blendë dhe elemente të tjera për shkrepjen e fotografisë sa më të mirë. / KultPlus.com