Vdiq ish-kitaristi legjendar i ”Dire Straits”, Jack Sonni, i cili ka punuar me grupin në albumin e tyre “Brothers In Arms”.
Grupi bëri homazhe në median sociale duke shkruar se “Jaku ynë i dashur ka lënë një boshllëk në zemrën dhe shpirtin tonë … do të na mungosh shumë, ti je përgjithmonë me ne”.
Sonni nganjëherë quhej me dashuri “kitaristi tjetër në Dire Straits”, i cili u themelua nga Mark dhe David Knopfler, John Illsley dhe Pick Withers në 1977.
Faqja e internetit e Sonni-t e përshkruan atë si “një shkrimtar, muzikant, nomad, baba dhe gjysh që mësoi shpejt se jeta është e shkurtër”.
Ajo shton se ”ai ka përqafuar një filozofi për të jetuar mirë dhe për të jetuar tani në kërkim të krijimit të momenteve të paharrueshme me miqtë dhe familjen”.
”Dhe ai është ai që e di rëndësinë supreme të përqafimit të tyre ndërkohë që mundesh… sepse e nesërmja kurrë nuk dihet”.
Kitaristi luajti në albumin “Brothers In Arms” të grupit dhe në turneun shoqërues të albumit.
Sonni ishte gjithashtu pjesë e një grupi tjetër, të quajtur ”DSL Legacy”, i cili u krijua nga ish-muzikantë që luanin dhe regjistronin me ”Dire Straits” përgjatë viteve./ atsh / KultPlus.com
Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për subvencionim me 70 euro të familjeve të Prishtinës për regjistrim të fëmijëve në çerdhe private.
Masmurati ka thënë se nga kjo thirrje mund të përfitojë secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro.
“Kjo është një metodë e re dhe alternative që të rrisim përfshirjen sa më të madhe të fëmijëve të Prishtinës në edukim të hershëm, që asnjë fëmijë të mos mbetet mbrapa. Pra, secila familje e Prishtinës, që ka fëmijë të moshës nga 9 muaj deri në 6 vjeç dhe ka të hyrat familjare nën 500 euro, do të përfitojë 70 Euro për të regjistruar fëmijën e tyre në cilëndo çerdhe private të licencuar të Prishtinës”, ka thënë Musmurati në një konferencë për media.
Të gjithë qytetarët mund ta bëjnë aplikimin edhe në sportelin numër 5 në objektin e Komunës së Prishtinës.
“Kategoritë të cilat do të kenë përparësi janë nënat vetëushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët e prindërve të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës së UÇK-së si dhe fëmijët e veteranëve të luftës së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë për Arsim.
Musmurati ka thënë se investimi në edukimin e fëmijërisë së hershme është një mënyrë e mirë për të zvogëluar boshllëqet që shpesh i vendosin fëmijët me status të ulët social dhe ekonomik në disavantazh jetësor.
“Prandaj, ky është një lajm shumë i mirë për prindërit e rinj që jetojnë në Prishtinë sepse sado pak ju lehtëson barrën financiare të edukimit të hershëm për fëmijët e tyre. Si politikë e re, ky subvencionim do të ndihmojë edhe nënat e reja që të hyjnë në tregun e punës sa më parë dhe të rrisin përfshirjen e grave në tregun e punës”, ka thënë ajo.
Sipas saj, me subvencionimin me nga 70 euro në muaj për familjet e Prishtinës, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm dhe pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje në Prishtinë.
“Ne kemi ndarë 100,000 Euro për financim të fazës së parë, por varësisht nga numri i aplikimeve do të rrisim edhe buxhetin. Prandaj i bëj thirrje të gjithë prindërve të Prishtinës që të hyrat familjare i kanë nën 500 Euro të aplikojnë në thirrjen e hapur për subvencionim, e cila tanimë është në uebfaqe të Komunës së Prishtinës dhe në rrjetet tona sociale”, ka thënë Musmurati. / Express / KultPlus.com
Festivali i Filmit Kino Kosova ka njoftuar për rikthimin e tij të shumëpritur për të katërtin vit radhazi, për të shfaqur filmat më të mirë nga Kosova dhe diaspora.
Festivali i këtij viti premton të jetë një festë e përsosmërisë kinematografike, duke shfaqur një program të ngazëllyer me filma duke nisur nga data 20 shtator deri më 24 shtator në Bernë.
Nga 20 shtatori, adhuruesit e filmit do të mblidhen në Bernë për të shijuar një përzgjedhje të larmishme të filmave, duke përfshirë filma të shkurtër, dokumentarë dhe filma artistikë nga kineastët e njohur dhe talentet në zhvillim. Festivali i sivjetshëm do të shfaqë mbi 25 filma nga Kosova dhe diaspora si dhe nga Greqia si vend mysafir në bashkëpunim me Festivalin e Selanikut, duke i dhënë audiencës mundësinë për të përjetuar artin e kinemasë në të gjithë diversitetin dhe pasurinë e tij.
Përveç shfaqjeve, festivali do të ofrojë një ekspozitë artistike të artistit të njohur nga Prishtina Jakup Ferri, panel diskutime, koncert me Edona Vatocin nga Prishtina dhe dj set.
Pjesëmarrësit gjithashtu mund të presin me padurim seanca me pyetje dhe përgjigje me filmbërës të suksesshëm dhe aktore të talentuara, si dhe ngjarje të tjera dhe festa ekskluzive. / KultPlus.com
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka uruar nxënëxit, mësuesit e prindërit për fillimin e vitit të ri shkollor.
Nagavci përmes një videoadresimi ka thënë se Ministria të cilën ajo e udhëheqë bashkë me komunat përkatëse kanë bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e këtij viti shkollor.
Teksa ka theksuar se po punojnë çdo ditë për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e ligjore dhe rritjen e cilësisë së teksteve mësimore.
“Sot shkollat tona hapin dyertë për të mirëpritur fëmijët në ditën e parë të vitit të ri shkollor . Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë në bahskëpunim dhe me komunat e shkollat kanë bërë t të gjithë përgatitjet e duhura për fillimin e vitit të ri shkollor 2023/2024. Si Ministri po punojmë cdo ditë për të përmirësuar infrastrukturën shkollore e ligjore dhe vazhdojmë punën tonë për rritjen e cilësisë së teksteve shk mësimore.Gjatë punës tonë në Ministri të Arsimit me vendosmëri po avancojmë politikat arsimore”, tha ajo.
“Vit të mbarë shkollor pëër të gjithë “, shtoi Nagavci. / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar fillimin e vitit të ri shkollor, duke thënë se beteja për dije nuk përfundon kurrë.
Në nisjen e këtij viti të ri shkollor, Osmani ka thënë se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin, raporton Express.
“Me mendje të hapura për dije dhe zemra të mbushura me emocione, nxënësit tanë po e nisin këtë vit të ri shkollor, i cili është një kapitull i ri, një mundësi për të mësuar diçka të re, për ta sfiduar veten dhe për ta zgjeruar horizontin e dijes”, ka thënë Presidentja Osmani.
Tutje, Osmani ka uruar që sukseset të shënojnë çdo ditë të këtij viti shkollor.
“Ndërsa po nisni një vit të ri shkollor, le ta sjellim në vëmendje se arsimimi nuk ka të bëjë vetëm me libra dhe teste, por me kultivimin e ndjeshmërisë, të menduarit kritik dhe kreativitetin. Beteja për dije nuk përfundon kurrë! Urime 1 shtatori! Sukseset e shënofshin çdo ditë të këtij viti shkollor!”, citohet të ketë thënë Osmani, sipas njoftimit të ZPRK.
Ndryshe, nga viti 2008, Ministria e Arsimit i ka shpërndarë falas librat për nxënësit e shkollave fillore.
Por, sivjet, me vendim të ministres Arbërie Nagavci, tekstet shkollore duhet të blihen nga vetë prindërit e nxënësve, me rimbursim.
Platforma online e Qeverisë së Kosovës, E-Kosova, ku prindërit kanë mundur të aplikojnë për sigurimin e të hollave, është hapur më 25 gusht – saktësisht një javë para nisjes së vitit të ri shkollor.
Ministria e Arsimit ka ndarë nga 80 euro për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën dhe nga 30 euro për ata nga e gjashta deri në të nëntën, pasi të fundit i kanë të siguruara librat nga viti i kaluar. / KultPlus.com
Sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.
Sipas njoftimit, ceremonia është paraparë të nis nga ora 12:00.
Është bërë e ditur se aty merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. / KultPlus.com
Ka ende shumë vende të panjohura për turizmin në Evropë që janë gjithashtu shumë të lira. Do të befasoheni nëse udhëtoni në vende si Shqipëria!
Evropa është një kontinent plot diversitet, kulturë dhe histori, por edhe destinacione shumë të njohura dhe të shtrenjta. Megjithatë, ka vende që ofrojnë një përvojë unike dhe autentike, vende që nuk janë të mbipopulluara dhe të përballueshme për xhepin tuaj, sipas televizionit spanjoll “Telecinco”, e mbështetur nga “Mediaset Espana”.
Midis disa vendeve turistike më të lira në Evropë, gazeta ka renditur edhe Shqipërinë si destinacionin ideal për udhëtarët që kërkojnë aventurën, natyrën dhe traditën.
Shqipëria
Ky vend i vogël ballkanik ka një vijë bregdetare spektakolare, me plazhe me rërë të bardhë dhe ujëra të kristalta, asgjë për t’i pasur zili fqinjët e saj, Greqinë apo Kroacinë.
Përveç kësaj, Shqipëria ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe historike, e cila pasqyrohet në qytetet, kështjellat dhe muzetë e saj.
Kryeqyteti i saj, Tirana, është një qytet i gjallë dhe modern, që ofron shërbime të larmishme gastronomike dhe argëtuese.
Shqipëria është një nga vendet më të lira në Evropë, me një buxhet ditor rreth 20 euro për person.
Itinerari gjashtëditor në Shqipëri
Shqipëria është një vend me një histori të pasur, një kulturë të larmishme dhe natyrë mbresëlënëse.
Nëse dëshironi të njihni atraksionet kryesore të tij, ne ju propozojmë një itinerar turistik gjashtëditor që do t’ju lejojë të zbuloni qytetet, plazhet dhe parqet e tij kombëtare.
Dita e parë:
Mbërritja në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë. Mund të vizitoni qendrën historike, ku mund të gjeni sheshin Skënderbej, xhaminë e Et’hem Beut, orën e qytetit dhe muzeun historik kombëtar.
Mund të ecni edhe përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit, ku ndodhet pallati presidencial, piramida e Tiranës dhe parku Rinia.
Natën, ju mund të shijoni jetën e gjallë të kryeqytetit, me baret dhe restorantet e tij.
Dita e dytë:
Nisja për në Berat, një nga qytetet më të vjetra dhe më të bukura të Shqipërisë.
Berati njihet si qyteti i njëmijë dritareve, për shtëpitë e tij tradicionale prej guri dhe druri që rreshtohen në kodrat.
Mund të vizitoni kështjellën e Beratit, e cila strehon një muze ikonash, një katedrale ortodokse dhe disa kisha.
Ju gjithashtu do të mund të vizitoni urën osmane mbi lumin Osum dhe lagjen Mangalem, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
Dita e tretë:
Vazhdimi për në Gjirokastër, një tjetër qytet i Trashëgimisë Botërore për arkitekturën e tij tipike të Shqipërisë së Jugut.
Gjirokastra karakterizohet nga shtëpitë e saj prej guri gri, të cilat shohin luginën e lumit të Drinit.
Mund të vizitoni Kalanë e Gjirokastrës, e cila ofron pamje panoramike të qytetit dhe strehon një muze ushtarak dhe një teatër antik.
Gjithashtu do të mund të vizitoni vendlindjen e shkrimtarit Ismail Kadare dhe pazarin e vjetër.
Dita e katërt:
Nisja për në Sarandë, një qytet bregdetar i vendosur në detin Jon.
Saranda është një destinacion popullor për plazhet me rërë dhe ujin e pastër kristal, si Ksamili, Pasqyra apo Plazhi i Pasqyrës.
Ju gjithashtu mund të vizitoni Parkun Kombëtar të Butrintit, ku mund të gjeni rrënojat e një qyteti të lashtë grek dhe romak.
Një tjetër vend me interes është burimi natyror i Syrit të Kaltër, ose Syri i Kaltër, i cili ka një ngjyrë bruz spektakolare.
Dita e pestë:
Kthimi në Tiranë, duke bërë një ndalesë në Durrës, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.
Durrësi është një qytet port me një histori të gjatë, që daton në shekullin e VII para Krishtit.
Ju mund të vizitoni amfiteatrin e tij romak, më i madhi në Ballkan, i cili mund të mbajë 20 000 spektatorë.
Do të shihni gjithashtu Muret Veneciane, Muzeun Arkeologjik dhe Kullën e Mbretit Zog.
Dita e gjashtë:
Largimi nga Tirana dhe transferimi në aeroport për fluturimin e kthimit. / atsh / KultPlus.com