Sot në Rahovec hapet edicioni i 22-të i Hardh Fest-it

Sot mbahet ceremonia zyrtare e hapjes së edicionit të 22-të të festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, me sloganin “Prek n’rrush, shijo n’ven”.

Sipas njoftimit, ceremonia është paraparë të nis nga ora 12:00.

Është bërë e ditur se aty merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj. / KultPlus.com

Hardh Fest po vjen me risi, koncerte nëpër qytetet kryesore të Kosovës

Hardh Fest po bëhet gati për edicionin e radhës dhe pak e nga pak po zbulojnë risitë e këtij viti.

Kësaj radhe Hardh Fest po zgjeron territor duke dashur që magjinë e këtij festivali ta shijojnë pothuaje të gjitha qytetet e Kosovës.

“N’Rahovec e kem’ Konakun, por sivjet krejt Kosova do ta ketë rastin të shijojë një cope magjie të festivalit me origjinal, Hardh Fest”, thuhet në njoftim.

Kjo lëvizje e radhës nga Hardh Fest do të jetë një Truck Concert në qendrat kryesore të Kosovës, me performancë LIVE nëpër qytet, që do ta promovojë festivalin që do të mbahet në Rahovec më 1, 2 dhe 3 shtator.

Promo Hardh Fest Tour do të mbahet në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë, ndërsa për datat, bendin dhe detajet tjera do ju njoftojmë së shpejti. / KultPlus.com

Hardh Fest mbyll edicionin më të suksesshëm në histori

Me një numër prej mbi 100.000 vizitorëve për tre ditë e tre net sa ka zgjatur festivali, Hardh Fest sivjet shënon edicionin më të suksesshëm, me programin e pasur vreshtar, verëtar e të trashëgimisë kulturore dhe artistike që ishte përgatitur për vitin 2022.

Pjesëmarrja e vizitorëve në Hardh Fest sivjet ishte dukshëm më e lartë se gjatë viteve të kaluara, si me pjesëmarrje në aktivitetet e shumta unike dhe rekreative ditore të festivalit, po ashtu edhe në koncertet e tri netëve që sollën emra të njohur të skenës ndërkombëtare dhe vendore.

Vlen të përmendet edhe numri i rritur i pjesëmarrësve nga shtete e rajonit dhe Evropa në edicionin e këtij viti. Turistë të huaj iu bashkëngjitën në disa raste aktiviteteve të ditës dhe u bënë pjesë e dhjetëra mijëra vizitorëve që morën pjesë në koncerte.

Pjesë e këtij suksesi janë të gjithë ata që kontribuuan, morën pjesë në aktivitetet ditore, që vizituan panairin e prodhimeve të verës, rakisë e rrushit në lokacionin e festivalit dhe ata që iu kënaqën tingujve të Pop & Rok me artistë të nivelit botëror si Kip Winger.

Organizatorët janë të kënaqur me të gjithë rrjedhën e ngjarjeve për tre ditët e kaluara dhe falënderojnë secilin vizitor e pjesëmarrës në aktivitete si dhe institucionet, përkatësisht Komunën e Rahovecit, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, partnerin StoneCastle, sponsorin gjeneral Banka per Biznes dhe të gjithë sponsorët e tjerë për mbështetjen e madhe në realizimin e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore për vendin.

Hardh Fest është një festival autentik që shkas organizimi merr festën e vjeljes së rrushit, duke promovuar kulturën e vreshtarisë dhe në përgjithësi bujqësinë lokale të Rahovecit, përmes artit dhe trashëgimisë kulturore.

Nga tani ka nisur puna për një tjetër edicion në 2023. / KultPlus.com

Ministri Çeku: Të tilla festivale si ‘Hardh Fest’ po i japin gjallëri gjithë vendit

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku së fundmi ka vizituar festivalin ‘Hardh Fest’ me ç’rast ka takuar shumë qytetarë dhe ka shijuar rrushin e verën cilësore që iu është ofruar nga prodhuesit vendorë, përcjell KultPlus.

“Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit”, ka shkruar ai.

Më poshtë KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:

Një e diel shtatori, ideale për të kaluar ditën në vreshtat e Rahovecit. Periudha e vjeljes së rrushit të shijshëm të kësaj zone.

Sot bashkë me kryeministrin Kurti ishim në ditën e fundit të festivalit Hardh Fest. Takuam shumë qytetarë dhe shijuam rrushin e verën cilësore që na ofruan shumë prodhues vendorë.

Hardh Fest edhe këtë vit ofroi program fantastik. Aktivitete për fëmijë, vizita në asete të trashëgimisë kulturore për turistë, program të pasur kulturor e artistik e promovim të kulturës së rrushit, duke tërhequr kështu çdo vit e më tepër vizitorë.

Të tilla festivale po i japin gjallëri gjithë vendit. / KultPlus.com

Në Hardh Fest hapet panairi në mbështetje të prodhuesve vendorë të rrushit dhe produkteve të tij

Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot, përcjell KultPlus.

Rrushi, vera, rakia e në përgjithësi gastronomia janë kultura që e kanë bërë të njohur Rahovecin në Kosovë e përtej saj

Në Hardh Fest tashmë është hapur panairi në mbështetje të prodhuesve vendorë të rrushit dhe produkteve të tij.

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator. / KultPlus.com

“Hardh Fest” hapet nga ‘Hardh Talk’ me dizajnerin e njohur Agi Haxhimurati

Festivali i Rrushit “Hardh Fest” është hapur sot, përcjell KultPlus.

Aktiviteti i parë “Hardh Talk” është shënuar me dizajnerin dhe anëtarin e këshillit organizativ të festivalit, Agi Haxhimurati.

“Hardh Fest nisi me Hardh Talk me folës dizajnerin e njohur, Agi Haxhimurati mbi temën “Brendimi një vendi me potencial turistik dhe trashëgimi kulturore”, thuhet në njoftimin e festivalit.

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit po mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator. / KultPlus.com

Sot fillon festivali ‘Hardh Fest’

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të nis sot dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator./ KultPlus.com

Nesër fillon festivali ‘Hardh Fest’

Me sloganin “Ca kokrra rrushi”, këtë vit mbahet edicioni i 20 i festës së vjeljes së rrushit-Hardh Fest, që do të nis nesër dhe do të zgjasë deri më datën 4 shtator, n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës).

Festivali nis nga ora 10:00 me aktivitetin e parë, ndërsa ceremonia zyrtare fillon nga ora 11:45, me prerjen e kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

E veçanta e këtij edicioni është pjesëmarrja e legjendës së muzikës rock, Kip Winger, ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Aëard në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, i cili performon më 3 shtator./ KultPlus.com

“Mbretëresha e Rrushit 2022, Hardh Fest fton vajzat nga qytetet e Kosovës të aplikojnë

“Hardh Fest 2022” fton të gjitha vajzat të interesuara nga komuna e Rahovecit dhe qytetet tjera të Kosovës për të aplikuar për “Mbretëreshën e Rrushit 2022”, shkruan KultPlus.

Ata kanë njoftuar për këtë në rrjete sociale, ku u tha se të interesuarat duhet të paraqiten tek Arbnora Sokoli.

“Nën përkujdesjen e profesoreshës Arbnora Sokoli, pjesëmarrëset në konkurs do të fillojnë pregatitjet koreografike dhe të defilimit”, shkruhet në postimin e tyre.

“Hardh Fest” do të mbahet në datat 2, 3 dhe 4 shtator, derisa është konfirmuar një numër i konsiderueshëm i performuesëve. /KultPlus.com

Këngëtari i njohur amerikan, Kip Winger në ‘Hardh Fest’

Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.

“Ca kokrra rrushi”, është slogani i edicionit të 21-të të festivalit që pritet të mbledhë mbi 100 mijë vizitorë në festën e vjeljes së rrushit.

Sot është zbuluar edhe një tjetër emër që od të jetë pjesë e festivalit. Bëhet fjalë për yllin e këtij edicioni që do të jetë legjenda e rock-ut, Kip Winger.

“Të shtunën me 3 shtator, këngëtari, muzicienti dhe kompozitori amerikan, Kip Winger ish anëtar i grupit Alice Cooper dhe lider i grupit Winger, i nominuar për Grammy Award në kategorinë “Best Contemporary Classical Composition”, do të performojë në Rahovec, në Hardh Fest 2022!

Kip it high!”, thuhet në njoftim.

Hardh Fest 2022 përkrahet nga Komuna e Rahovecit, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Partneri Festivalit Stone Castle vineyards and Winery dhe Sponsor Gjeneral BPB! / KultPlus.com

Shtatori nis me “Hardh Fest”, Alban Skenderaj performon në natën e parë

Festivali i rrushit “Hardh Fest” është drejt përgatitjeve të fundit për të sjellë edicionin e sivjetmë i cili mbahet në qytetin e vreshtave, Rahovec.

Festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në natën e parë do të nis me një performancë të këngëtarit të njohur Alban Skenderaj.

Këtë e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit përmes një njoftimi për media.

“1-2, 1-2, test, test a kemi rrymë? Rikthehemi aty ku e lam’ vitin e kaluar – ALBAN SKENDERAJ në HARDH FEST! Me 2 shtator (E Premte) në skenën e Konakut do të performojë një nga këngëtarët më të kërkuar nga publiku i festivalit, i shumëpritur nga të gjithë Alban Skendera”, thuhet në njoftimin. / KultPlus.com

“Ca kokrra rrushi…”, slogani i Hardh Fest inspiruar nga vargjet e poetit Xhevdet Bajraj

Hardh Fest 2022 i dedikohet poetit të madh Xhevdet Bajraj i cili vdiq më 22 qershor të këtij viti.

Inspiruar nga vargjet e poezisë “Ca kokrra rrushi te Rahovecit”, është edhe slogani i edicionit të sivjetshëm, i cili mbahet me 2, 3 dhe 4 Shtator në Rahovec, nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi, me përkrahjen tradicionale të MKRS, MBPZHR, Komuna Rahovec.

Me “Ca kokrra rrushi…”, organizatorët ju mirëpresim n’Rahovec më 2, 3 dhe 4 Shtator! / KultPlus.com

Shtyhet “Hardh Fest 2021”

Është shtyrë festivali ‘Hardh Fest’ i cili ishte paraparë të mbahej në datat 3-7 shtator.

Përmes një postimi në Facebook “Hardh Fest” njofton se festivali është shtyrë për një datë më të përshtatshme pas masave anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Kosovës, përcjell KultPlus.

Postimi i plotë:

“Njoftim
Hardh Fest 2021 duke i respektuar vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës të datës 28.08.2021 mbi masat e reja anti-COVID19, dhe duke e patur prioritet shëndetin publik vendos që edicionin e sivjetshëm të festivalit ta shtyej për një datë më të përshtatshme.

Vaksinohuni dhe shihemi shumë shpejt”./KultPlus.com

Anulohet festivali “Hardh Fest”

Festivali i rrushit “Hardh Fest”, ka anuluar të gjitha aktivitetet e parapara për edicionin online të këtij viti, shkruan KultPlus.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, organizatorët kanë njoftuar se pas njoftimi të marrë nga Policia e Kosovës se nuk lejohen tubimet publike është vendosur që të anulohet mbajtja e festivalit për këtë vit.

Tutje në postim ata kanë falënderuar të gjithë përkrahësit e festivalit./ KultPlus.com

https://www.facebook.com/hardhfest/photos/a.1445962915731268/2722225954771618/?type=3&theater

Hardh Fest vjen në shtator nën sloganin “Shnosh si kokrra”

Festivali “Hardh Fest” këtë edicion, të 6-tin, vjen me “ONLINE EDITION’, më datat 4-5 dhe 6 shtator, kjo si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

E ky edicion i Hardh Fest do të mbahet nën sloganin “Shnosh si kokrra”.

Slogani u mendua t’i përshtatej periudhës në të cilën po jetojmë. Në situatën e zymtë të pandemisë duhej një slogan i hareshëm dhe ideja lindi prej pyetjes që është bërë më shpesh kohëve të fundit, “Si je?” – me përgjigjet ‘shnosh e mirë’, ‘mirë vallai’ etj., dhe sidomos në vendlindjen e Hardh Festit, në Rahovec kjo pyetje shumicën e herave pritet me një përgjigje shumë krenare, ‘Shnosh si kokrra e rrushit’.

Andaj edhe lindi slogani “Shnosh si kokrra”, duke dashur të përcjellim një mesazh mbështetës anembanë!

Aktualisht po punohet në organizimin e aktiviteteve të cilat mund të mbahen edhe në formë Online me të cilat mund të shënojmë edicionin e 6-të të Hardh Festit në mënyrë simbolike.

Festivali, “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 70 mijë vizitorë nga mbarë bota. / KultPlus.com

Nis Hardh Fest, bënë bashkë liderë të Kosovës e Shqipërisë

Me moton “Një got’ për mot” edhe zyrtarisht sot është bërë hapja e festës së rrushit “HardhFest 2019”, festë kjo e cila promovon vlerat kulturore të vendit tonë.

Me aktivitete të shumta, për tre ditë me radhë, 16, 17 dhe 18 të këtij muaji, “Konaku” i Rahovecit do ofroj aktivitete të shumta për vizitorët e saj.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi tha se vreshtarët e Rahovecit po ndihmojnë në zhvillimin e vendit. Thaçi po ashtu u shpreh se  vera e Rahovecit tashmë gjendet kudo në botë. 

“Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Rahovecin, është një ditë e veçantë për Kosovën edhe më gjerë sepse vera e Rahovecit sot gjendet kudo në botë, Kosovë, në rajon, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më gjerë, prandaj sot jemi të gjithë kështu së bashku për tu uruar e përgëzuar ‘HardhFest’, një festë kjo e rëndësishme për të uruar të gjitha të mirat juve për punën tuaj që nuk kurseni asgjë me djersën tuaj ta zhvilloni vendin dhe ta rindërtonin dhe të keni sukses”, u shpreh Thaçi.

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj theksoi se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë me politika fiskale, e lirimet tatimore pasi vetëm në këtë mënyrë Kosova do të shënojë rezultate të prekshme si rasti i Rahovecit. Ai tha se në Rahovec gjendet një model i njerëzve që me punën e tyre kanë krijuar vlera, prandaj tha se institucionet e Kosovës duhet të vazhdojnë t’i përkrahin ata. 

“Është me rëndësi të mbesim të fokusuar tek politika fiskale, lirimet tatimore, tek përkrahje e fermerëve, e vreshtarëve e pemëtarëve për shkak se nëse mbesim në këtë fokusim atëherë vetvetiu do të kemi më shumë rezultate. E vërteta është se deri tani ka rezultate dhe ja këto janë rezultatet që i shohim në Rahovec, dhe këto na inkurajojnë që të vazhdojmë me këto politika fiskale, me lehtësime tatimore me përkrahje të prodhuesve, por edhe të prodhimit vendor është tepër me rëndësi. Na vyen me shku më përpara edhe me gjyqësor kredibil për shkak se duhet me fitu oferta më e mirë, kualiteti më i mirë, cilësia më e mirë e jo të dominojnë instrumentet tjera, duhet të jemi të sinqertë ndaj vetës, pra duhet t’i eliminojmë ato dukuri, ato veprimtari, ato mangësi që i kemi në shoqëri, të gjitha edhe korrupsionin”, ka deklaruar Haradinaj.

I pranishëm në hapjen e festës së rrushit “HardhFest”, ishte edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i cili deklaroi se vera e Rahovecit po zë vend çdo ditë e më shumë edhe në tregun shqiptar.

“Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaftë e famshme në tregjet ndërkombëtare dhe jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri gjithnjë e më shumë po ecën dhe po zë hapësirën e merituar dhe sigurisht që kjo është një kënaqësi që edhe unë do doja të ndaja me të gjithë ju sot së bashku dhe shpresoj që edhe shkëmbimet midis Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej në të gjitha aspektet e në radhë të parë për sa i takon prodhimeve të bujqësisë, për sa i takon zhvillimit të agro -turizmit mund të mësojmë shumë nga njëri tjetri sidomos në këto fusha Shqipëria edhe më shumë nga Kosova, pasi na duhet të bëjmë shumë më tepër për të vënë në lëvizje të gjitha ato potenciale të jashtëzakonshme që kanë vendet tona”, tha presidenti i Shqipërisë.

E,  kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi deklaroi se festa e rrushit i  bashkon të gjitha palët e interesit që të jenë më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore për promovim të vlerave të shtetit të Kosovës. Latifi tha se “HardhFest” është ndër  festivalet më të njohura në Kosovë që qytetin e Rahovecit e vendos në hartën e destinacioneve turistike.

“Festa e vjeljes së rrushit e njohur si tashmë si ‘HardhFest’ ,me të drejtë është festë për të gjithë ne, festë e merituar për të gjithë bujqit e vyeshëm dhe punëtor të komunës së Rahovecit. Ky organizimi nga viti 2001 dhe ndër vite ka identifikuar rajonin tonë vreshtar dhe tani duke e shndërruar në festë nacionale të të gjithë qytetarëve të Kosovës, por jo vetëm të këtij vendi. Aktivitetet që do të organizohen gjatë këtyre tri ditëve janë të shumta dhe që ofrojnë kohë kualitative për qytetarët e Kosovës dhe turistët nga vendet e shumta, të rajonit dhe botës. Kjo festë ofron për fermerët, vreshtarët, artistët, rininë, njerëzit e këtyre zonave dhe të gjitha palët e interesit që të bëhen më aktiv në jetën shoqërore dhe kulturore në promovimin e vlerave tona”, tha Latifi.

Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore ”Krusha”, Fahrije Hoti si nikoqire për këtë  vit në “HardhFest” tha se askush më mirë se kjo festë e verë nuk mund t’i prezantojë vlerat e vendit tonë. 

“Kam nderin që në këtë vit  të jemi nikoqire e festivalit “HardhFest” që marrin pjesë ndërkombëtar, vlerat e vendit tonë askush më së miri se ‘HardhFest’, nuk mund t’i prezantoj andaj unë uroj organizatorët për organizimin dhe punën e tyre të palodhshme të gjithë qytetarëve”, tha ajo.

Në ceremoninë e hapjes së festës së verës “HardhFest” u shpallën edhe vreshtarët më të mirë dhe ata janë: Enver Haxhimustafa, Samir Hoxha, Bilall Dërguti, Eqref Rama, Fitim Hamza, dhe Ramadan Hajda.

Përveç hapjes zyrtare të festës së rrushit sot janë organizuar edhe një sërë aktivitetesh tjera siç janë hapja e Panairit të rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, demonstrimi i pjekjes së rakisë rreth kazanit, hapja e Hardh Campi, zgjedhja e Mbretëreshës së Rrushit, dhe muzikë të interpretuar nga “Legends” & Hardh Eks, Pop/Rock & DJ Koncert n’Konak. / rtv21 / KultPlus.com

Me moton “Një got’ për mot”, sot fillon festivali Hardh Fest

Këtë vit, me sloganin “Një got’ për mot”, mbahet edicioni i 18 i “festës së vjeljes së rrushit – HardhFest”, që do të nisë sot më 16 gusht dhe do të zgjasë deri më datën 18 gusht n’Konak të Rahovecit ( tek shtëpia e verës), shkruan KultPlus.

Ashtu si edhe ne edicionet e kaluara, edhe këtë vit do të ketë performim nga grupe dhe artistë nga jashtë vendit.

Veçanti e këtij edicioni të Hardh Fest 2019 është që do të ndahen për veshtarët dhe verëtarët më cilësor do të jenë kupat që janë përzgjedhur për t’i shpërblyer ata.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”, është manifestim në komunën e Rahovecit dhe nga më të veçantat në Kosovë, ku përmes këtij manifestimi tradicional, synohet që të promovohen vlerat e rajoneve vreshtare të Kosovës dhe produktet e tyre.


Objektivi i organizimit të “Hardh Festit”, është ruajtja e traditave dhe zakoneve të lidhura me vreshtarinë, verën dhe etnologjinë, promovimi dhe fuqizimi i bashkëpunimit dhe lidhjeve në gjithë zinxhirin e prodhues, si dhe mundësia për të grumbulluar të ardhura shtesë për banorët e zonave të vreshtave të luginës së Rahovecit. /KultPlus.com

Pre Hardh Fest me poezi nga Xhevdet Bajraj e muzikë “live”

Këtë të diel, më 14 korrik, duke filluar nga ora 18:00, në Shtëpinë e Verës, do të mbahet PRE Hardh Fest Party.

Siç bëhet me dije në një komunikatë për media, aty do të zbulohet slogani dhe programi i Hardh Fest 2019, e më pas do të mbahet Ora Poetike dhe muzikë “live”.

Në Orën Poetike do të interpretohen poezitë e autorit Xhevdet Bajraj nga librat “Kur qajnë hardhitë” dhe “Vitet që nuk e sollën pranverën”, ndërsa Florent Abrashi & Funky Guru, do të përkujdeset për atmosferën me muzikë LIVE. Warm up, DJ Fisnik Kuqi.

Ndryshe, Xhevdet Bajraj është poet i njohur ndërkombëtar i lindur në Kosovë, që jeton dhe vepron në Meksikë. Hardh Fest sivjet mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.

Nesër nis Festa e vjeljes së Rrushit “ Hardh Fest 2018”

Me sloganin “Me Pamje Kah Vneshta”, këtë vit mbahet edicioni i 17 i festës së vjeljes së rrushit – Hardh Fest, që do të nis nesër dhe do të zgjasë deri më datën 9 shtator, n’Konak të Rahovecit (tek shtëpia e verës).

Ndërsa ceremonia zyrtare e hapjes së festës fillon nga ora 11:30, me prerjen zyrtare të kalaveshit të rrushit si dhe adresimet zyrtare.

Festivali organizohet nën patronatin e kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.

Sipas organizatorëve, e veçanta e këtij edicioni është ardhja e legjendës së muzikës rock, Kee Marcello, ish anëtar i grupit Europe, i cili me bendin e tij, do të performojë gjatë koncertit të Hardh Fest 2018./KultPlus.com

Hardh Festi promovon Kosovën nëpërmjet artistëve botërorë

Hardh Fest është një nga festivalet kosovare që ka bërë bujë edhe jashtë kufijve duke sjellë në Kosovë artistë të njohur botërorë.

Legjenda botërore e muzikës rock, Kee Marcello, ish-anëtar i grupit Europe ka postuar në faqen e tij zyrtare performancën dhe turneun e tij në Rahovec, Kosovë – më datën 8 shtator.

Kee Marcello së bashku me bendin e tij, arrin në Kosovë më 6 shtator.

Këtë vit më 7 shtator në Hardh Fest do të performojë grupi Troja, Rahoveci All Star, grupi nga Suedia Madman`s Choice, deejay nga Holanda, NOUEVABEATS, dj Fisnik Kuqi dhe Dj NWE.

Ndërsa, më datën 8 shtator do të përformojnë Dj MAARVEL, grupi Magnituda, Dj Gruda nga Shqipëria, Dj Pelge nga Belgjika, rockeri shumë i njohur Eugent Bushpepa, si dhe Main Artisti i Hardh Festit, Kee Marcello. E më 9 shtator në skenën e madhe të Hardh Festit do të promovohen edhe artistë të ri të Kosovës, si Ardi Gashi, Elit Hoti dhe deejay të shumtë.

Hardh Fest këtë vit mbahet më datë 7, 8 dhe 9 shtator n`Konak të Rahovecit, i organizuar nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Smajl Latifi dhe partnerin e Festivalit, Stone Castle./KultPlus.com

Gati për edicionin e 17-të të “Hardh Fest”

Me moton “Me pamje kah Vneshta”, do të fillojë edicioni i 17-të i festivalit të vjeljes së rrushit “Hardh Fest” në Komunën e Rahovecit.

Festivali ka për qëllim promovimin e rajonit vjeshtar në këtë Komunë. “Hardh Fest” ka për qëllim të ruajë traditat dhe zakonet e vreshtarisë, verës, si dhe mundësinë për promovimin e turizmit të kësaj Komune.

Në një konferencë për media drejtori artistik i këtij festivali, Gardalin Shtavica, ka thënë se origjinaliteti që ka “Hardh Fest” është muzika rock.“Hardh Festi njihet për muzik të mirë posacerisht muzika rock dhe është një prej origjinaliteteve që ka “Hardh Festi”.

DJ-të që do të përformojnë janë DJ Marvil nga Rahoveci, DJ Melo, DJ Fisnik Kuqi, DJ Gruda dhe kryesor është DJ Nouveaubeast. Hapja e festivalit bëhet nga grupi “Rahoveci oldstar”.Ai poashtu tha se grupi “Troja” do të jetë pjesmarrës në këtë festival.

“Emri më i përfolur i këtij viti është Eugen Bushpepaj dhe ekskluzivisht për herë të parë vjen në një festival madhështorë siç është “Hardh Festi. Befasia e këtij festivali, që për here të parë vjen në Kosovë, është “Kee Marcello””, tha Shtavica. Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka thënë së të gjitha përgatitjet për festival kanë përfunduar. Luma tregoi për aktivitetet që do të zhvillohen për gjatë tri ditëve të festivalit dhe po ashtu tha se në këtë edicion presin që të ketë më shumë vizitorë, sesa në edicionin e kaluar që ishin mbi 50 mijë.

“Vitin e kaluar Hardh Fest ka pasur 50 mijë vizitorë, ndërsa këtë vit presim edhe më shumë. Hardh festi është komplet origjinal ku ka rrushin dhe verën e saj që e bënë me dallu nga festivalet tjera”, theksoi Luma.Ylber Bajraktari, përfaqësues nga “Stone Castle”, tha se kompania do të përkrahë vazhdimisht këtë festival e sidomos në infrastrukturë.

“Kompania “Stone Castle” është përkrahës kryesorë dhe promtor i këtij festivali dhe si çdo here do të përkrahë në insfrastrukturë me te gjitha që i nevojiten këtij festivali duke filluar nga kampingu, parkingu dhe çdo gjë nga infrastruktura”, tha Bajraktari.

Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, tha se po mundohen që të japin kontributin e tyre për këtë festival.“Me vendim të kryetarit, është fromuar një këshill organizativ i “Hardh Festit” dhe po mundohemi të japim kontributin tonë maksimalisht, shkruan EO.

Janë përmbi 20 përfaqësues për vjeljen e rrushit” deklaroi ajo.Festivali do të fillojë me datën 7 shtator dhe do të zgjasë tri ditë. Organizatorët ftuan të gjithë që të jenë pjesë e këtij edicioni./ KultPlus.com

Pre-Hardh Fest me poetin Xhevdet Bajraj

Në Orën Poetike me poezitë e autorit Xhevdet Bajraj dhe me performancë live të këngëtares Flaka Krelani me bendin e saj, këtë vit do të jetë një festë e veçantë në Pre-Hardh Fest, i cili organizohet në kuadër të Festivalit Hardh Fest, më datë 14 korrik në Bar “Hardhia”, në Rahovec.

Së bashku me prezencën e poetit Xhevdet Bajraj, prezentimin e Librit “ Lëngu i Trëndafilave” të poetit Xhevdet Bajraj do ta bëjë Zyrafete Shala. Ndërsa poezitë do të recitohen nga Betim Zllanoga dhe Beg Popaj.

Festa do të vazhdoj në Bar ”Hardhia”, në Rahovec me performancën live të Flaka KRELANI & Band dhe MAARVEL.

Xhevdet Bajraj, ka lindur në Kosovë, ndërsa jeton dhe vepron në Meksikë. Është poet dhe përkthyes dhe ka marr shumë çmime letrare. Ndërsa që nga viti 2002 është profesorë në Akademinë e Krijimtarisë Letrare në “Universidad Autonoma de la Cuidad de Mexico” (UACM), ku ligjëron lëndën e poezisë.

Gjithashtu në këtë mbrëmje do të jenë prezent edhe Nikoqiri i Festivalit z. Nahit Veseli dhe Ambasadorët e Festivalit Shkelzen Dragaj, Bujar Berisha, Drenusha Blakaj, Skender Rama dhe Abaz Krasniqi.

Festivali “Hardh Fest” sivjet mbahet më 7, 8 dhe 9 Shtator, nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe në përkrahje të Partnerit të Festivalit STONE CASTLE. Gjithashtu festivali mbështetet edhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Diasporës dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural si dhe partner medial DIGITALB dhe RTV 21.

Të shtunën, bëhuni gati për një mbrëmje me shumë argëtim, i rrethuar me shoqëri e “Me pamje kah vneshta”./ KultPlus.com

“Hardh Fest” po vjen, publikohen datat e këtij edicioni

Festa e Vjeljes së Rrushit – Festivali “Hardh Fest”, edicionin e kaluar shënoi një sukses të madh, ku numri i pjesëmarrësve arriti mbi 50 mijë vizitor nga mbarë bota.

Festa e Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest 2018” do të mbahet më datë 7, 8, dhe 9 shtator 2018, në Rahovec.

Ky edicion, do të organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi dhe Partnerëve të Festivalit.

“Hardh Fest” këtë vit do të sjellë edhe shumë risi dhe do të vijë edhe më i fuqishëm se kurrë më parë.

Qëllimi i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, është promovimi i rajonit vreshtar të luginës se Rahovecit, Vertarisë, Rakisë, trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore si dhe turizmin rural ne Kosove. Gjithashtu, Hardh Fest kapër qëllim të ruaj traditat dhe zakonet e lidhura me vreshtarinë, verën dhe enologjinë, promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit dhe lidhjeve, në të gjithë zinxhirin prodhues, si dhe mundësi për promovimin e turizmit rural të Komunës së Rahovecit në Kosovë, rajon dhe mbarë botën. / KultPlus.com

Hardh Fest përfundon suksesshëm, mbi 50 mijë pjesëmarrës në këtë vit

Me orën poetike, hapjen e ekspozitës së artistëve, pjesëmarrës në Kononinë e Artit dhe me përzgjedhjen e mbretëreshës së Rrushit, të dielën është përmbyllur edicioni i 16-të i Festës së Vjeljes së Rrushit HardhFest.

Këtë vit, numri i pjesëmarrësve në HardhFest arriti mbi 50 mijë, gjë që tregon se interesimi për këtë festë është duke u rritur.

E veçanta e këtij edicioni ishte performanca e legjendës së rokut, Joe Lynn Turner, ish vokalist i grupeve ndër më të njohura të rokut klasik, Deep Purple dhe Rainboë, si dhe George Giakis dhe grupin Troublemakers.

Gjithashtu HardhFest këtë vit riktheu në skenë grupin 403, të cilët për një kohë të gjatë nuk u panë në skena të mëdha.
Gjatë katër ditëve festive, n’Konak dhe në qendër të Rahovecit, u mbajtën aktivitete të ndryshme tradicionale e artistike.
Hapja e festivalit filloi të enjten, me 7 shtator. Parakalimi i mekanizmit bujqësor, nga qendra e qytetit, deri tek Konaku, ishte aktiviteti i parë që i dha frymën e festivalit dhe qytetit të Rahovecit.

Ndërsa, me prerjen e Kalaveshit të rrushit, filloi ceremonia zyrtare, ku të pranishëm ishin akterë politikë, e që fjalën e mori i pari i Rahovecit, Idriz Vehapi, si dhe nikoqirja e festës, Djellza Jaha. Gjatë kësaj ceremonie u bë edhe shpallja e vreshtarëve dhe vertarëve më të mirë.
Interesim të madh kishin secila nga aktivitetet e mbajtura, si vizita në vreshta HardhTour, garat në shpejtësinë e vjeljes dhe shtrydhjes së rrushit, Karnavali në Qytetin e Rahovecit, Demonstrimi i pjekjes së rakisë, etj. Ndërsa në panairin e verës dhe rakisë, për të cilin organizohet i gjithë festivali, u pa një interesim i jashtëzakonshëm i vizitorëve vendorë e turistë të huaj, të cilët degustonin verërat në secilën verari, e cila ishte e hapur për gjatë 4 ditëve të festës.
Dita e parë u përmbyll me Sofra tradicionale, e përcjellë me instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës tradicionale shqiptare si dhe me performimin unplugged të bandit Magnituta n’Konak rreth “kazanit” dhe vazhdoi në HardhCamp.

E të nesërmen me 8 shtator, festa nisi me performimin e dj në Promo Skenat n`Konak të cilët po argëtonin publikun. Demonstrimi i pjekjes së rakisë po vazhdonte, si dhe artistë nga vende të ndryshme të botës, vazhdonin të pikturonin në Kolonia e Artit.
Në anën tjetër, HardhTour vazhdoi vizitën në monumente të ndryshme të trashëgimisë kulturore si dhe vizitë bodurmeve të Rahovecit.

E n ‘Konak po mblidheshin publiku nga anë e mbanë Kosova dhe turistë nga vende të ndryshme të botës, për t`u argëtuar me koncertin e parë të kësaj feste, ku të parët që hipën në skenën e madhe ishin familja Shtavica, rok grup ky i përbërë nga tri gjeneratat e kësaj familje, e pas tyre atmosferën e ndezën Offchestra, për të pritur në skenë rikthimin e grupit 403. Mbas performimit të 403 për më shumë se një orë, dj Maarvel, dj Mickey dhe dj NËE, mbajtën publikun të ndezur deri mbas mesnate.
HardhCamp ishte një ndër atraksionet më të mëdha të festës, ku ishin kampistët të parët që fillonin festën n`Konak, e që përcillnin gjitha aktivitetet e festës.
Më datë 9 shtator, aktivitetet vazhdonin të kishin interesim nga turistët, të cilët prisnin me padurim koncertin e dytë të kësaj feste.

Koncerti madhështor filloi me muzikën cover të muzikantit nga Rahoveci Naser Dula, e më pas rok grupi nga Ssuedia Memory Ëritës. Një roker mjaftë i dashur për publikun BB Poqi vazhdoi të performonte si dhe mbas tij, paragrup i kësaj mbrëmje ishte George Giakis si dhe Troublemaker nga Greqia.
Rreth orës 23, me të hyrë në skenë ikona e muzikës rock Joe Lynn Turner, së bashku me pjesëtarë të grupit, atmosfera arriti kulmin, ku pothuajse për gjithë publikun, ishte hera e parë që po i dëgjonin live në një koncert këngët e grupit Deep Purple dhe Rainboë.

Gamblemania & BAND, nga Prishtina, dj Oda dhe dj Gruda, mbanë të zgjuar publikun deri në mëngjesin e së dielës.
Edhe në ditën e tretë – të dielën (10 shtator) atmosfera si n’Konak ashtu edhe në qytetin e Rahovecit, nuk kishte të ndalur deri në orët e vona, kur edhe u përmbyll me hapjen e ekspozitës së artistëve të Kolonia e Artit si dhe orën poetike, me poezitë e poetit nga Rahoveci, Xhevdet Bajraj.
Për këtë edicion që vulosi një sukses mjaft të madh, duke sjell në Rahovec mbi 50 mijë vizitorë, HardhFest falënderon të gjithë ata që mundësuan një organizim të tillë. Falënderon qytetarët e Rahovecit, për bujarinë dhe mikpritjen e treguar për të gjithë vizitorët dhe turistët, për të cilët bënë konakë gjatë katër ditëve, Vreshtarët dhe Vertarët e Rahovecit, pa të cilët një organizim i tillë s`do të kishte vlerë dhe gjithë artistët që morën pjesë në festival.

Sponsorët e “Hardhfestit” të cilët mundësuan që kjo festë të kishte nivelin e duhur e gjithashtu edhe partnerin e festivalit “Stone Castle”. Një përkrahje të madhe dhanë edhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Komuna e Rahovecit, nën patronatin e të cilëve organizohet edhe Festa e Vjeljes së Rrushit.
Të palodhshëm u treguan edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës, për të cilët HardhFest u është shumë mirënjohës dhe falënderues për kontributin e tyre.

Festa e vjeljes së rrushit Hardhfest ka tri vite që është ri brenduar me format të ri dhe që po mbahet në Rahovec, duke arritur nivelin e organizimeve më të rëndësishme në Kosovë, e që është duke sjell emra të njohur botërorë. Këtë vit festa e madhe e rrushit u mbajt me sloganin “Mbas Verës vjen Vera”./ KultPlus.com