Sot 27 vjet, Ibrahim Rugova u zgjodh president në Republikën e parë të Kosovës

24 Maj, 2019 - 12:11 pm

Sot bëhen 27 vite që kur Ibrahim Rugova ishte zgjedhur president në Republikën e parë të Kosovës.

Këtë datë historike e ka përkujtuar ish-këshilltari shumëvjeçar i president Rugovës, Muhamet Hamiti.

“Si sot, para 27 vjetësh, më 24 maj 1992. Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Republikën e parë të Kosovës. Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës në zgjedhje të drejtpërdrejta, ndërsa Lidhja DemokratikeKosovës (LDK) fitoi shumicën dërmuese të vendeve në Kuvend. Në këtë pamje, Rugova duke hedhur votën në zgjedhjet e para demokratike në Kosovë” shkruan Hamiti në Facebook.

Të ngjajshme