Miratohet projekti i restaurimit për Urën e Gurit të Hoxhës në Klos

2 Janar, 2020 - 5:30 pm

Këshilli Kombëtar i Restaurimeve ka miratuar projektin e restaurimit: “Ura e gurit të Hoxhës”, Klos.

Projekti i hartuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore parashikon ndërhyrje konservuese dhe restauruese në elementët konstruktivë dhe estetikë të urës.

Ura e Gurit të Hoxhës në Klos, sipas studiuesve është ndërtuar nga Mehmet Hoxha përpara 250 vitesh, me qemer të dyfishtë dhe gurë gëlqerorë të punuar dhe llaç gëlqereje. Trashësia e qemerëve arrin 0.9 m. /KultPlus.com

Të ngjajshme