Fati i vajzës më të vogël

4 Janar, 2020 - 9:00 pm

 Pjesë nga një përrallë popullore

Ishin tri motra. Një ditë m’e madhja u thotë dy të tjerave: T’i themi babës të na kërkojë fatin se po na shkon të rijtë t’anë; po hyjmë në të tridhjetat e dyzetat… Ashtu u bë. Në mbrëmje vajzat ju ankuan t’et dhe ay, që të nesërmen, u nis për të kërkuar fatin e bijës së tij më të madhe.

Duke ikur, babai Duro, arrijti buzë detit dhe pa disa peshkatarë që kishin ndërë rjetat e tyre për të zënë peshk. Përnjëherësh i erdh edhe Duros qjefi i gjasë dhe ju lut njëj peshkatari t’i falte grepin e t’a hedh në det për hesap të vet. E hodhi dhe zuri një peshk të madh e të bukur. Të gjithë peshkatarët i mbëlodhë kokë më kokë dhe e përgëzuan Duron për këtë fat dhe i kallëzuan se i pari i vendit do t’a blente sigurisht për një çmim të lartë këtë peshk të rrallë. E shiti peshkun për tri okë flori dhe i dorëzoi bijës së madhe fatin e saj.

*

Të nesërmen dolli përsëri që të kërkonte fatin e të bijës së dytë. Edhe këtë radhë i ngjau pikërisht si herën e parë. Zuri një peshk të cuditshëm e shiti për tri okë flori dhe në mbrëmje erdh e ja dorëzoi fatin të bijës së dytë. Të tretën ditë Durua dolli për vajzën më të vogël Kilen e dashur q’e kish rritur me gjithato përkëdhelje dhe me një dhëmbshuri të jashtëzakonshme. Ajo kish qenë krijesa m’e bukur në botë për këtë babë dhe prandaj dëshira e tij ësht e madhe që t’i gjente një fat akoma më të mirë nga dy bijat e para.

Këtë radhë peshkatarët nuk ja dhanë më grepin e tyre nga inati që ata nuk zinin dot peshq aq të cmuar sa ata që kish zënë Durua në dy ditët e para. I shkreti Duro i dëshpëruar thellë për pafatësin e bijës më të dashur filloj t’ecën kot më kot pa dijtur as se cdo të ishte përfundimi… /KultPlus.com

Të ngjajshme