‘Nën gushë du me t’puth, aty du me e pushu synin e pafjetun’

5 Shkurt, 2021 - 11:13 pm

Poezi nga Xhejlane Tërbunja:

Du me t’puth nën gushë.
Nën gushë du me t’puth.
Aty du me e pushu synin e pafjetun,
faqen e papërk’dhelun.

Du me t’puth nën mjekër.
Nën mjekër du me t’puth.
Aty du me t’marrë erë,
kokën n’gjoksin tand qetësisht me e mb’shtetun.

Du me t’puth veç ty.
Veç ty me t’puth du.
Me t’u var në buzë,
si qershi e pjekun. / KultPlus.com

Të ngjajshme