Yjet e famshëm që janë “përjashtuar” nga Bugatti dhe Ferrari

6 Shtator, 2025 - 9:40 pm

Blerja e një supermakine nuk bëhet vetëm me para – markat si Bugatti dhe Ferrari mbrojnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe yjet botërorë që nuk respektojnë rregullat e pashkruara.

Bugatti dhe Tom Cruise
Që nga premiera e Mission: Impossible III në vitin 2006, Tom Cruise nuk është më i mirëpritur nga Bugatti. Në tapetin e kuq, Cruise u shfaq me një Bugatti Veyron të ri, por nuk arriti të hapte derën e pasagjerit para kamerave – një moment viral që dëmtoi imazhin e markës. Që atëherë, Cruise nuk mund të blejë më modele të reja Bugatti.

Ferrari dhe lista e të përjashtuarve
Ferrari, marka më e rreptë e supermakinave, i shet modelet e saj si LaFerrari, Monza apo Daytona SP3 vetëm klientëve të përzgjedhur, dhe çdo shkelje ndëshkohet menjëherë:

Justin Bieber – përjashtuar pasi pikturoi një Ferrari 458 dhe e nxori në ankand.

Floyd Mayweather – penalizuar për blerje dhe shitje të shpeshta.

Tyga – përjashtuar për vonesa në pagesa dhe modifikime jo të miratuara.

50 Cent – sipas thashethemeve, nuk mund të blejë më për shkak të modifikimeve që dëmtonin imazhin e luksit.

Rregullat e pashkruara të Ferrari

Nuk lejohet modifikimi i makinës në forma të çuditshme.

Nuk duhet ta shesësh shumë shpejt pas blerjes.

Nuk duhet ta përdorësh për ‘publicity stunt’ që dëmton imazhin e markës.

Ferrari dhe Bugatti e bëjnë të qartë: paraja nuk mjafton për të hyrë në elitën automobilistike respekti për imazhin dhe traditën është mbi gjithçka./KultPlus.com

Të ngjajshme