Dua Lipa mungoi në koncertin madhështor të Elton John, zhgënjehen fansat

26 Qershor, 2023 - 1:56 pm

Elton John ka shkëlqyer në turneun e tij të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, mirëpo jo të gjithë fansat ishin të kënaqur. Ajo që i zhgënjeu jo pak të pranishmit, ishin yjet me të cilët ka bashkëpunuar, të cilët nuk u ngjitën në skenë bashkë me të.

Fillimisht, u përfol se Britney Spears do të performonte këngën “Hold Me Closer” në bashkëpunim me Elton John gjatë shfaqjes, por 41-vjeçarja nuk u shfaq.

Nga ana tjetër një zhgënjim ishte edhe mungesa e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa. Ai njoftoi se do e këndonte i vetëm këngën “Cold Heart” pasi Dua nuk mund t’i bashkohej atë natë.

Bukuroshja publikoi një foto që ishte në një darkë familjare dhe fansat nuk nguruan t’i shkruanin “Më fal Dua Lipa, por çfarë është më e rëndësishme se performanca në Glastonbury me Elton John”? / KultPlus.com

Të ngjajshme