3 motra piktore nga Shqipëria, me një ekspozitë në Kosovë në 16 vjetorin e pavarësisë

9 Shkurt, 2024 - 2:35 pm

Për Pavarësinë e Kosovës, përmes një ekspozite të veçantë, për herë të parë në Kosovë, vijnë 3 motra nga Belshi i Elbasanit të Shqipërisë. 3 Motrat, Elsa, Natasha dhe Fatma Paja vijnë në Kosovë duke pikturuar; tregimet popullore, rrëfimet e vjetra, kujtimet e gjyshërve tanë, anekdotat si dhe ngjarjet e jashtëzakonshme, që i ruan e tregon populli ynë andej e këndej, brez pas brezi ose mot pas moti. Andaj edhe Ekspozita do jetë e titulluar ” Që prej motmoti”.

 Motrat Paja, si piktore dhe artiste shumë dimensionale, për nderë të 16 vjetorit te Pavarësisë së Kosovës, do të hapin ekspozitën e tyre me piktura dhe punë të ndryshme, me 17 Shkurt, në galerinë e qytetit në Besianë-Podujevë nga ora 16:30.

 Në këtë ekspozitë do të mund të shohim, një numër të madh të pikturave, punëve të ndryshme me linokat, të cilat janë të bazuara në legjenda popullore Shqiptare.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për dy javë në galerinë e qytetit të Besianës/Podujevës.

Ekspozita është mbështetur nga Qendra Multimedia, READ:  Regional Network for Cultural Diversity, Komuna e Podujevës, Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport. / KultPlus.com




Të ngjajshme