Abetare Syla dhe Arta Rushiti do të ekspozojnë “Në vetën e parë” në Gjilan

16 Dhjetor, 2018 - 7:30 pm

Galeria e qytetit të Gjilanit, këtë të hënë do të jetë nikoqire e një ekspozite më ndryshe, ku do të bashkohet puna e dy artisteve të reja që përfshin punimet e tyre multimediale, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë shënon një bashkëpunim mes dy artisteve Abetare Syla, e cila vjen me shtatë punime multimediale dhe Arta Rushiti me dy punime multimediale.

E titulluar “Në vetën e parë” kjo ekspozitë vjen si formë të artit konteporan, një dedikim potent përmes fotografisë, pikturës dhe instalacionit.

“Veprat që përfshijnë personazhe me histori reale nga jeta e dy artisteve vijnë në formë shumë emocionale për publikun ku secili nga ne mund ta gjejë vetën”, shkruhet në njoftim.
Ekspozita që do të zë vend në galerinë e qytetit të Gjilanit dhe hapja do të jetë të hënë, me datë 17.12.2018 në ora 19:00. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më datën 21 dhjetor të këtij viti./ KultPlus.com

Të ngjajshme