Bashkëpunimi mes Galerisë së Kosovës dhe Maqedonisë po vazhdon, Basheski sjellë sot ekspozitën personale

12 Nëntor, 2021 - 2:00 pm

Galeria Kombëtare e Kosovës do të hap sot ekspozitën personale të artistit Zharko Basheski, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë do të keni mundësinë të shihni një seri skulpturash hiperrealistike, të cilat janë kuruar nga Goranche Gjorgjievski.

Hapja e kësaj ekspozite do të bëhet me fillim nga ora 19:00, derisa do të zgjasë deri më 12 dhjetor.

Kjo ekspozitë po realizohet në mes dy institucioneve kombëtare, Galerinë Kombëtare të Kosovës dhe Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut./KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme