Botohet ‘Histori e Dizajnit dhe Multimedias’ nga Lorik Sylejmani – Aveny

26 Shtator, 2017 - 4:38 pm

Artisti Lorik Sylejmani -Aveny ka botuar kësisoj javën e kaluar librin “Histori e Dizajnit dhe Multimedias”.

Formati i saj është jokonvincional dhe ka 250 faqe të tëra në kolor. Nga to, 15 libra janë në lidhje e kopertina të fortë si dhe kanë mbështjellësin, ndërsa 35 sosh janë plotësisht kolor, por kopertinë të butë. Ky tirash prej 50 copësh është bërë për shkak të shtypit ekskluziv dhe kostos, ndërsa në muajin fund muaj nëntor do të ribotohet në tirazh prej 150 copësh, i tëri kolor në kopertinë të butë.

“Është një libër në të cilin kam punuar kohë pas kohe më shumë se 10 vite. Ideja e formësimit të këtij libri ka ardhë nga koha kur e kam punuar emisionin Aveny, në të cilin shtjelloja punën artistike të artistëve dhe rrymave të ndryshme të artit. Pas emisionit jam ftuar nga një fakultet i artit privat në Prishtinë që ta formësoj dhe ideoj për ligjërim të njëjtën lëndë. Kjo lëndë nuk është dhënë gjerë atëherë pothuajse as në shumicën e vendeve të regjionit, e as në Kosovë” tregon Loriku për KultPlus.

Libri është i ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë përfshinë Historinë e dizajnit ku jepen konceptet për dizajnin si nevojë për masën, pionierët e dizajnit; dizajni në histori duke filluar nga shpella e Altamirës e deri te fundi i pjesës së parë ku prezantohen 10 shpikjet apo dizajnët më të njohura të Da Vincit.

Vazhdohet me kapitullim Dizajni i Ri, që fillon me Art and Craft dhe përfundon me dizajnin e rrymës surrealiste. Më pas në kapitullin e radhës prezantohen dizajnët e shteteve më eminente botërore që kanë influencuar dhe i kanë dhënë kuptim dizajnit në botë, si pararendës i funksionalizimit të ri në dizajn.

“Në këtë libër të botuar këto ditë temat e historisë së dizajnit të cilat i kam shpalosë, i kam rishkruar apo ri-përmbushë me të dhëna nga hulumtimet e vazhdueshme nga librat, vizitat nëpër muzetë dhe galeritë e botës të cilat i kam vizituar, poashtu e kam zgjeruar për disa njësi të reja mësimore, por një pjesë bukur e madhe librit përmban shkrime të miat autoriale por edhe të autorëve dhe kritikëve të njohur të dizajnit të marra nga revistat prestigjioze për dizajnin si dhe nga hulumtimi në internet” tregon Lorik Sylejmani – Aveny.

Në pjesën e dytë të Historisë së Multimedias flitet për historinë e artit konceptual duke filluar nga video, videoinstalacioni, fotografisë si koncept, e ne veçanti prezantohet puna dhe biografia e disa nga artistet më eminent. Pjesa e fundit i kushtohet dizajnit arkitektonik, jo funksionit arkitektonik por amaballazhës së saj, me fjalë tjera formës arkitektonike – fasadës së dizajnuar. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme